3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Irani kërcenon Arabinë Saudite: Do të paguani shtrenjtë vrasjen e klerikut

Më të lexuarat

Në lidhje me ekzekutimin e klerikut të shquar  shiite, Nimr el-Nimr, ministria e jashtme e Iranit ka deklaruar se Arabia Saudite do të paguajë shtrenjtë vrasjen e klerikut Shiite.

Zëdhënsi i Ministrisë së Jashtme në Iran, ka deklaruar se Irani dënon ashpër vendimin e Arabisë Saudite për ekzekutimin e klerikut të shquar, raporton AFP, transmeton Gazeta Blic.
“Qeveria saudite është duke mbështetur lëvizjet terroriste dhe ekstremistët, por u kundërvihet kritikëve vendas duke i ekzekutuar, qeveria saudite do të paguajë një çmim të lartë ndjekjen e kësaj lloj politike,”thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Sheiku ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të protestave antiqeveritare, që shpërthyen në 2011-n në lindje të vendit, ku shumica shiite ankohet prej kohësh për margjinalizim. Arrestimi i tij, vitin e kaluar, u pasua nga ditë të tëra trazirash të dhunshme. Dënimi me vdekje i klerikut u konfirmua përfundimisht tetorin e 2014-s. Familjarët thonë se, argumentet e dhëna në vendimin e gjykatës ishin: pretendimet e tij për ndërhyrje nga jashtë në vend, mosbindje ndaj sunduesve, rrokje e armëve kundër forcave të sigurisë.

Irani me shumicë shiite, që është njëkohësisht armiku më i madh rajonal i Arabisë Saudite, deklaroi se Rijadi do ta paguajë shtrenjtë ekzekutimin e sheikut Nimr.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit