16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Forcat saudite të sigurisë në gjendje gatishmërie, rrethohen rajonet me popullatë shiite

Më të lexuarat

Forcat ushtarake të Arabisë Saudite pas krimit të sotëm të regjimit Al Saud ku martirizoi Shejkh Namar Bagher Al-Namar, kanë rrethuar rajonet e banuara me popullatë shiite në lindje të këtij vendi dhe janë futur në gjendje gatishmërie për të shtypur çfarëdo lloj protestash.

Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar faqen informative Al-Ahd, njoftoi se burimet informative të Arabisë Saudite kanë bërë të ditur se stacionet e forcave policore dhe forcave të sigurisë janë evakuuar tërësisht në rajonet lindore për shkak të trazirave të mundshme qytetare.
Forcat e sigurisë dhe ato policore të Arabisë Saudite në rajonet lindore të këtij vendi që kryesisht banohen nga myslimanët shiitë, janë futur në gjendje gatishmërie të plotë në mënyrë që të përballen me çfarëdo lloj trazirash të mundshme.
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite të shtunën ka deklaruar se ka ekzekutuar dënimin me vdekje për Shejkh Namar Bagher Al-Namar së bashku me 46 persona të tjerë.
Burimet informative nga qyteti Katif në lindje të Arabisë Saudite tregojnë se funksionarët e Arabisë Saudite nga frika e sulmeve ndaj forcave të sigurisë dhe forcave ushtarake, kanë evakuuar forcat e tyre nga vendet publike dhe kanë zbrazur plotësisht qendrat e tyre policore.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit