Millman ka theksuar se sipas vëzhguesve ndërkombëtarë në qytetin Buthidaung, në veri të Arakanit ndodhen ende afërsisht 100 mijë muslimanë të cilët janë në pritje për të kaluar në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit
GJENEVË (AA) – Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman, ka njoftuar se afërsisht 100 mijë muslimanë në qytetin Buthidaung të Arakanit në Mianmar janë në pritje për të kaluar në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Millman, ka vënë në dukje se ka arritur në 515 mijë numri i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh, duke u larguar nga ngjarjet e dhunshme që kanë nisur që nga 25 gushti në Mianmar.
Ai më tej ka konfirmuar se sipas monitorimit të situatës nga ekipet e IOM në kufirin Bangladesh-Mianmar, vlerësohet se ende afërsisht 2,000 refugjatë në ditë kalojnë në Cox’s Bazar.
Pasi ka shpjeguar se refugjatët e mbërritur në kapme janë të lodhur dhe se shumica e tyre nuk kanë marrë asgjë gjë me vete, Millman ka theksuar se sipas vëzhguesve ndërkombëtarë në qytetin Buthidaung, në veri të Arakanit ndodhen ende afërsisht 100 mijë muslimanë të cilët janë në pritje për të kaluar në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit.
Ai ka bërë të ditur se IOM i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për një ndihmë me 120 milionë dollarë me qëllim për të përballuar nevojat themelore të refugjatëve që kanë kaluar këto 6 javët e fundit, ku me këto para synohet që të kryhen ndihma për 450 mijë refugjatë në 6 muajt e ardhshëm.