Ambasadori i Republikës së Afrikës Jugore në Ankara, Pule Isaac Malefane thotë se Turqia renditet në mesin e vendeve më të besueshme për të investuar.
Biznesmenët e qytetit të Bursës janë takuar me investitorët që operojnë në qytetin Ekurhuleni të Republikës së Afrikës Jugore në një aktivitet organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Bursës (BTSO).
Nga Bursa në këtë aktivitet morën pjesë 10 kompani dhe përfaqësuesit e botës së biznesit në Bursa realizuan takime dypalëshe (B2B) me investitorët që kishin ardhur nga Ekurhuleni, me të cilët kërkuan rrugët e ndërtimit të bashkëpunimeve të reja.
Kryetari i Bashkisë së Ekurhuleni tha se me 3,4 milionë banorë që ka, qyteti i Ekurhulenit renditet në mesin e qyteteve të rëndësishme të Republikës së Afrikës Jugore, ndërsa shtoi se duan të bashkëpunojnë me biznesmenët e Bursës.