16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kompania franceze “Lafarge-Holcim” bashkëpunon me DAESH-in

Më të lexuarat

Zbulimi i skandalit për bashkëpunim mes organizatës terroriste DAESH dhe një gjiganti botëror të sektorit të ndërtimtarisë në Siri me vete solli dorëheqje.

Zbulimi i skandalit për bashkëpunim mes organizatës terroriste DAESH dhe një gjiganti botëror të sektorit të ndërtimtarisë në Siri me vete solli dorëheqje.

Eric Olsen, drejtori i përgjithshëm i kompanisë së ndërtimit “Lafarge-Holcim”, një partneritet francezo-zviceran, dha dorëheqje nga detyra e tij pas publikimit të skandalit për bashkëpunim me organizatën terroriste DAESH në Siri.

Kompania “Lafarge-Holcim Group” në vitin 2010 në Siri hapi një fabrikë të çimentos.

Organizata terroriste DAESH në vitin 2013 vuri nën kontroll zonën ku ndodhej fabrika e kompanisë.

Me qëllim të kalimit të çimentos nga pikat e kontrollit kompania u detyrua të paguaj shuma të mëdha parash DAESH-it.

Për më tepër nevojat për naftë kompania i përmbushi nga rafineria nën kontrollin e DAESH-it

Pas publikimit të këtij skandali në mediat franceze, zyrtarët e kompanisë pranuan se kanë bashkëpunuar me terroristët e DAESH-it.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga ana e kompanisë thuhet se “Sot kur shikojmë shohim se sigurimi i kushteve të nevojshme për funksionimin e fabrikës në këtë mënyrë është i papranueshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit