1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Investimi i pasurisë jo në dëm të moralit e të interesit publik

Më të lexuarat

Islami inkurajon investimin e një pasurie me qëllim të shtimit të saj, ndaj dhe ndalon mospërdorimin dhe vonimin e investimit. Pronari i një pjese tokë duhet ta mbjellë atë, ngase shoqëria ka nevojë për atë që kultivohet nga pemët e perimet. Kjo zbatohet edhe ndaj pronarëve të fabrikave, meqë shoqëria ka nevojë për produktet e tyre. Prandaj, Islami është kundër parimit të lënies pas dore të pasurisë, përkatësisht mospërdorimit të saj.
Një individ i cili ka para, nuk duhet t’i ruajë ato në arkë apo t’i shmangë (pengojë) nga qarkullimi përderisa shoqëria ka nevojë për investimin e tyre, e kështu në një fare mënyre të kontribuojë në zbutjen papunësisë në përgjithësi e të numrit të personave të papunë në veçanti, gjë kjo e cila do ta ngrit ekonominë dhe do ta rrit standardin jetësor.
Kur’ani fisnik përmend ata të cilët e ruajnë pasurinë në arka dhe nuk e investojnë atë në ndonjë mënyrë:
O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.
Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!” (Et-Teube, 34-35)

Islami nxit të pasurit që të investojnë e ta shtojnë pasurinë e tyre vetëm në mënyrën e lejuar (hallall), e cila nuk është në kundërshtim me parimet njerëzore dhe interesin publik, meqë Islami nuk bën dallim mes ekonomisë dhe moralit, prandaj edhe dallohet nga kapitalizmi. Nga e kaluara e hershme, e kemi të njohur popullin e Shuajbit [alejhis-selam], gjegjësisht harxhimin e pakontrolluar të pasurisë së tyre, për çka na tregon edhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili duke iu referuar popullit të Shuajbit [alejhis-selam], shprehet: “Ata ishin të lirë të benin ç’të dëshironin me pasurinë e tyre”. (Këtë hadith e shënon Muslimı, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe).

Për këtë shkak, Islami ka ndaluar këto mënyra të investimit të pasurisë:

1. Fajdeja (interesi, kamata) dhe mjetet e tilla

Këtu fajdexhiu merr përfitim (shtesë) jashtë nevojës së personit të caktuar për para dhe ia imponon atij këtë me vlera të larta të interesit (përfitimit) – pa dhënë mund dhe pa u rrezikuar ekonomikisht. Ndaj, i pasuri bëhet edhe më i pasur, ndërsa i varfëri akoma
edhe më i varfër. Këtu kemi një grup të njerëzve parazit të cilët thithin gjakun e punëtorëve pa ndonjë dhënie të mundit, por përkundrazi: duke pasur përfitime, e në këtë mënyrë shkaktohet një hendek i madh ekonomik në mes të klasave të ndryshme shoqërore, dhe për pasojë krijohet urrejtje mes tyre.
Nisur nga kjo, Islami bën presion, gjegjësisht fton në ndalimin e kamatës, duke e konsideruar atë një mëkat nga mëkatet e mëdha dhe të pafalshme, si dhe i premton fajdexhiut një dënim të ashpër:
“O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.
“Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë”. (El-Bekare, 278-279)

Në këtë grup të mëkatareve, përveç fajdexhiut hyinë edhe përfaqësuesi i fajdexhiut, ata që e shkruai marrëveshjen, si dhe dëshmitarët e saj.

2. Monopolizimni

Në një hadith të vërtetë thuhet: “çdo gjë që është monopolizuar, éshtë e gabuar.” Kësisoj, duke e konsideruar monopolizimin plotësisht si mëkat. Ndërsa, nä një hadith tjetër të përcjellë nga Imam Ahmedi thuhet:
Çdo besimtar që monopolizon, për dyzet ditë ai nuk e ka besuar Allahun, e as Allahu nuk e ka pranuar atë“. (Transmeton Imam Ahmedi prej të birit të Omerit [radijallahu anhu|. Ibn Haxheri dëshmon se hadithi është i saktë, madje të njëjtin e përmend në librin e tij “El-Ahja.”)
Ky dënim u është imponuar, ngase monopolizuesi ndërton për vete dhe teksa pasuria e tij qarkullon përkundër vuajtjes së të tjerëve, atij fare nuk i intereson nëse njerëzit vuajnë nga uria ose mungesa e veshmbathjes, derisa ky ka pasuri në depozicion.
Personi i këtillë, sa herë që vëren kërkesat, gjegjësisht nevojat e njerëzve për ndonjë produkt të caktuar, për të mirën e vet materiale, fillon ta fsheh produktin e caktuar nga tregu, dhe njëkohësisht ndjehet i lumtur për shkak të rritjes së nivelit të çmimeve, dhe i njëjti e hedh në treg produktin në momentin kur shfaqet mungesa për mallin e caktuar. Pikërisht këtij personi i referohen fjalët e hadithit vijues: “Mallkuar qoftë monopolizuesi, i cili dëgjon se çmimet janë ulur, ai mbetet i dëshpëruar, ndërsa kur dëgjon se çmimet janë ngritur, ai ndjehet i gëzuar (i lumtur)”.
Dijetarët muslimanë kanë shfaqur mospajtim në lidhje me të kuptuarit e konceptit të monopolizimit, se vallë është një formë e punës (veprimtarisë) apo një nevojë (pamjaftueshmëri) nga ana e shoqërisë. Kuptimi i vërtetë i kësaj është ajo që ka theksuar Imam Ebu Jusufi: “Gjithë ajo që shkakton dëm tek njerëzit.. gjerte monopolizimi.”

3. Mashtrimi

Mashtrimi në të gjitha format e saj është i ndaluar, siç është theksuar edhe në hadith: “Ai që mashtron nuk është prej nesh.” Kurse në një hadith tjetër thuhet:
“Tregtia me dëshirë edhe pse kanë mospajtueshmëri mes tyre, nëse është e sinqertë dhe e drejtë, gjegjësisht mangësitë i janë treguar blerësit, kjo tregti është e arsyetuar dhe e drejtë; por nëse mangësitë (e mallit të tregtuar) nuk i janë treguar (blerësit), shitësi ka mashtruar, përfitimi nga kjo shitje është e shkatërruar”.
Gjithashtu, edhe ata të cilët mashtrojnë gjatë matjes, Allahu i ka përmendur në Kur’ anin fisnik duke thenë:
Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. (El-Mutaffifin, 1-3)

Kur’ani fisnik përmend shume ngjarje e shembuj: për këtë. Ndër shembujt e shumtë, përmend edhe popullin e Shuajbit [alejhis-selam, i cili i udhëzonte të jenë të drejtë e të sinqertë (gjatë matjes), duke thënë:
Bëjeni drejt matjen dhe mos u bëni nga ata që hanë (në matje). Peshoni drejtësisht me peshore të saktë, mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, mos bëni ngatërresa në Tokë, dhe frikësojuni Atij, që ju ka krijuar ju dhe brezat e mëparshëm!” (El-Shu’ara, 181-184).

4. Tregtia me mallra të ndaluar

Këtu hyn tregtimi me mallra të ndaluar, siç është:
alkooli, pijet tjera dehëse, narkotikët, mishi i derrit, mjetet e ndaluara. ku bējnë pjesë enët nga ari ose argjendi, si dhe ushqimet e prishura, etj. Nëse Allahu ka ndaluar diç, atëherë edhe përfitimi prej saj gjithashtu është i ndaluar. Po ashtu, e tërë ajo që është në dëm të moralit e që të largon nga feja ose që dëmton shoqërinë, gjithashtu Islami e ndalon, ndaj – për rrjedhojë – një gjë e këtillë është e refuzuar nga ekonomia islame.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit