2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Intensifikohen bombardimet në Gaza, rritet numri i viktimave

Më të lexuarat

Izraeli intensifikoi të premten sulmet ajrore dhe me artileri në Gaza, ndërsa militantët palestinezë të Hamasit vazhduan të hedhin raketa në drejtim të tij.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe tokësore janë përfshirë në sulme, por nuk kanë hyrë në Gaza.

Ofensiva 40-minutëshe vrau 13 palestinezë, përfshirë një nënë dhe tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza.

Izraelitët përdorën 160 aeroplanë luftarakë, si dhe tanke dhe artileri, që qëlluan prej jashtë Rripit të Gazës, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Jonathan Conricus.

Së paku 119 palestinezë u vranë në Gaza, që nga përshkallëzimi i luftimeve më 10 maj, thanë zyrtarët mjekësorë në këtë enklavë që kontrollohet nga Hamasi.

Autoritetet izraelite raportuan për tetë viktima të shkaktuara nga zjarri me raketa – në mesin e tyre një ushtar, dy fëmijë dhe pesë civilë të tjerë.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të premten se Izraeli nuk ka plane për t’i ndalur sulmet kundër Hamasit.

“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për këtë”, tha Netanyahu.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë.

Një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se grupi është gati t’i japë ushtrisë së Izraelit “mësime të ashpra” nëse ajo nis operacione tokësore në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit