Në përvjetorin e 75-të të Konferencës së Pezës u mbyllë xhamia e Et’hem Beut në Tiranë pasi nuk u lejua thirrja e ezanit dhe falja e namazit.
Intelektualët myslimanë shprehen se mbyllja e posaçme e xhamisë në këtë rast përbën një damkosje të besimtarëve praktikantë mysliman shqiptarë si dhe krijon perceptimin publik se këta besimtarë përbëjnë potencialin terroristë dhe kërcënim të sigurisë kombëtare .
Ata gjithashtu shprehen se ndalimi i plotë i fesë në Shqipëri erdhi gradualisht përgjatë një periudhe 23-vjeçare, dhe kjo, sipas tyre, ndodhi se asnjë nga hoxhallarët apo imamët nuk reaguan ndaj masave që mori regjimi totalitar për të ndaluar plotësisht fenë në 1967.
“Heshtja dhe mosreagimi i duhur sot ndaj reduktimit në një monument kulture të xhamisë së Et’hem Beut, qoftë edhe për një ditë, është një shenjë se historia mund të përsëritet.”- deklarojnë intelektualët myslimanë.
Deklarata e plotë
Tiranë më 17 shtator, 2017
Deklaratë e një grupi intelektualësh dhe qytetarësh të angazhuar ndaj mbylljes së xhamisë së Et’hem Beut
Dje më datë 16 shtator 2017, në përvjetorin e 75-të të Konferencës së Pezës, shteti shqiptar ndaloi thirrjen e ezanit dhe faljen e namazit në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Mbyllja e xhamisë në këtë datë, e cila përkon me 50-vjetorin e ndalimit zyrtar të fesë në Shqipëri është reminishencë e sistemit diktatorial komunist, kur xhamia e Et’hem Beut u reduktua në një monument kulture. Ndonëse Samiti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, për sigurinë e të cilit u pretendua marrja e një mase të tillë, i fillonte punimet më datë 15 shtator, datë prej së cilës miqtë e huaj ishin akomoduar në hotelin ku zhvilloi punimet Samiti, autoritetet shtetërore, në mënyrë simbolike, vendosën që mbylljen e xhamisë ta bëjnë në ditën e përvjetorit të Konferencës së Pezës, kur kremtuesit e këtij përvjetori u shfaqen me portretet e diktatorit Enver Hoxha në duar.
Mbyllja e xhamisë është justifikuar me pretendimin e marrjes së masave të sigurisë në kuadër të Samitit. Nuk ka se si ky vendim të mos shihet si një shkelje e hapur e Kushtetutës, kartave të të drejtave të njeriut dhe akt i qartë diskriminimi fetar ndaj komunitetit të besimtarëve myslimanë të Shqipërisë. Është e qartë që mbyllja e posaçme e xhamisë së Et’hem Beut me këtë rast përbën një damkosje të besimtarëve praktikantë myslimanë Shqiptarë dhe krijon perceptimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar se këta besimtarë përbëjnë potencial terrorist dhe kërcënim të sigurisë kombëtare. Ajo që e përforcon më shumë këtë përfundim është fakti që myslimanët u ndaluan të thërrasin edhe ezanin, e jo vetëm të falen në xhami. Institucionet shqiptare të sigurisë kanë mjetet e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e një organizimi të tillë pa cënuar të drejtën kushtetuese të besimtarëve për të kryer dhe shfaqur lirshëm ritualet dhe simbolet fetare. Akti brutal i mbylljes së xhamisë tregon mospërfilljen e ndjeshmërisë fetare të myslimanëve për sa kohë që siguria e Samitit mund të ishte garantuar me mjete të tjera.
Ne dënojmë heshtjen dhe mosprononcimin publik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndaj këtij cënimi të paprecedentë të të drejtës kushtetuese të ushtrimit të praktikës fetare në vend. Hoxhallarët, imamllarët dhe drejtuesit e tjerë të jetës fetare në vend kanë patur për detyrë të dënonin publikisht dhe pa mëdyshje mbylljen e xhamisë, e cila u përkujtoi besimtarëve ndalimin e fesë nga diktatura. Ne nuk pajtohemi me mospërmbushjen nga ana e tyre të detyrimit hyjnor të përkujtimit dhe paralajmërimit të besimtarëve. Historia jonë e afërt dëshmon rekordin famëkeq të ndalimit të praktikimit të riteve dhe shfaqjes së simboleve fetare në publik. Hoxhallarët, imamllarët dhe drejtuesit e jetës fetare në vend duhet të jenë të vetëdijshëm se ndalimi i plotë i fesë në Shqipëri erdhi gradualisht përgjatë një periudhë 23-vjeçare. Heshtja dhe mosreagimi i duhur i udhëheqësve fetarë të fundviteve ‘40 karshi masave represive të regjimit totalitar ndaj shfaqjes në publik të simboleve dhe praktikave fetare ishin pararendëse të ndalimit të plotë të fesë në vitin 1967. Heshtja dhe mosreagimi i duhur sot ndaj reduktimit në një monument kulture të xhamisë së Et’hem Beut, qoftë edhe për një ditë, është një shenjë se historia mund të përsëritet.
Shpresojmë që intelektualë, klerikë të të gjitha besimeve, politikanë të arsyeshëm, aktivistë të shoqërisë civile, mbrojtës të të drejtave dhe lirive themelore të fituara me mund gjatë këtyre 27 viteve, t’i bashkohen këtij shqetësimi të ngritur për kërcënimin e lirive fetare dhe stigmatizimin e xhamisë dhe besimtarëve myslimanë si burim potencial kërcënimi ndaj rendit kushtetues. Ngjarje si kjo duhet të shërbejnë gjithnjë e më shumë si përkujtues se paqja sociale dhe liritë themelore nuk janë gjithmonë të garantuara. Nuk ka dyshim se mbrojtja e tyre nesër do të jetë më e vështirë se sot.
Një bashkësi që nuk nxjerr mësime nga historia e saj kaq e afërt, është e dënuar ta përsërisë atë.
Nënshkrues:
Fitim Zekthi
Gerdi Demneri
Sajmir Ismaili
Ermira Muça
Elona Muça
Fabian Zhilla
Oriona Beka
Vehap Kola
Oriol Guni
Roald Hysa
Elton Beka
Baki Kurti
Albi Bardhi
Besmir Gëziqi
Ergi Bardhi
Melisa Harusha
Pranvera Kasamaj
Altin Veisllari
Adnand Ramadhi
Anduena Qefalia
Esmeralda Çaça
Brunilda Basha
Jona Puci
Floriar Arapi
Bledar Zhuri
Jetmir Korbi
Eltjon Kuptrija
Klodi Smajlaj
Ervin Metani
Fation Shabani
Halil Muja
Ledio Biduli
Saimir Hurdha
Alketa Gjoni
Armand Hasa
Durim Kodra
Rezarta Alla
Klodjana Malushaj
Sara Fahem
Myzejen Kura
Muhamedali Kura
Shpetim Kura
Mereme Arkaxhiu
Suada Hoxha
Vilson Imamaj
Dëfrim Shabanaj
Hyqmet Arkaxhiu
Fatmira Brecani
Sabina Tufa
Erjon Fejzullaj
Entela Hidri
Arber Ademi
Nevila Qardaku
Dashamira Gjeçi
Irida Bino
Denis Bala
Esmere Kola
Salvi Kanto
Ilisa Polena
Lumturije Isa Hyka
Erolind Beça
Bruna Gerçari
Enis Shkambi
Olti Kaderja
Ilmi Proshka
Nikeida Ciku
Esma Dushku
Rubin Hoxha
Merjem Lumi
Genti Baraku
Elfa Kodra
Eduart Zejnati
Liljana Zejnati
Kumrie Zika
Fatime Kaca
Matilda Karemani
Laver Karemani
Burbuqe Picari
Luljeta Raza
Zahide Ndreu
Fiora Cana
Albert Kurti
Mysadete Kurti
Migena Boriçi
Shpresa Boriçi
Dëshira Gjonaj
Ilda Halili
Blerta Balliu
Daniela Kafazi
Fatime Kapllani
Reshit Hoxha
Fatmira Hoxha
Dyrmish Kapllani
Leonard Jasharllari
Eglantina Braçi
Valbona Kaseja
Diana Hysa
Arjan Hoxha
Armena Hoxha
Monda Aliu
Ela Zhabjaku
Ladrime Sufaj
Anisa Smajlaj
Merita Salimusaj
Harun Salimusaj
Ali Gashi
Muharrem Deliu
Merjeme Teshi
Xhemile Selita
Muharrem Selita
Valmira Sheta
Marjola Jakupi
Aishe Kurti
Blerina Algjoni
Afrim Kamberi
Eriona Xhaferraj
Dionela Malaj
Rezarta Torba
Aida Tola
Anjeza Bojaxhiu
Festim Mustafa
Gëzim Shquti
Aventjola Krasniqi
Rezarta Pirraçi
Artur Pirraçi
Fatmire Torba
Rudina Mustafa
Jasmina Blushi
Valtone Januzaj
Milazim Januzaj
Emine Lagushi
Kiti Shabanaj
Aleksandër Nikoçi
Erlisela Dinoshi
Emanuela Fejzolli
Besjana Dinoshi
Nasibe Shehu
Majra Levenishti
Mario Fagu
Daniela Fagu
Besnik Cara
Lejla Cara
Andi Shehu