7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Institucionet kredi-dhënëse në Kosovë fituan 1.3 milionë euro vetëm gjatë janarit

Më të lexuarat

Instutucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, kanë arritur që gjatë muajit janar t’i fitojnë 1.3 milionë euro profit neto.

Si rezultat i normave të larta të interesit në këto institucione, ato kanë arritur të grumbullojnë 4.1 milionë euro vetëm nga normat e interesit, kurse 4.4 milionë i kishin gjithsej të hyrat, përcjell Buletini Ekonomik.

Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth “Informatave mujore të sistemit financiar për muajin janar 2022”, thuhet se shpenzimet e këtij sektori kishin arritur në 3.1 milionë euro, prej të cilave 0.5 milionë kishin shkuar për shpenzime të interesit kurse 1.9 milionë për shpenzime të përgjithshme dhe administrative.

Kreditë e dhëna nga Mikrofinancat në janar kishin arritur vlerën e 241.4 milionë eurove, prej të cilave 157.6 milionë ishin kredi për ekonomitë familjare dhe 83.8 milionë për korporatat financiare. Ndërsa vlera e gjithsej aseteve të këtij sektori është 341.3 milionë.

Ndërkohë, normat e interesit në kredi nëpër këto IMF, në janar ishte e shprehur më një përqindje të lartë prej 19.9%. /Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit