-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Instagram, ndryshime për adoleshentët

Më të lexuarat

Kufizim lirie për moshën delikate në rrjetin “dehës” social

Përfaqësues të kompanisë Meta njoftuan se të gjitha llogaritë aktuale dhe të ardhshme në Instagram të adoleshentëve do të kalojnë automatikisht në modalitetin shtesë të mbrojtjes, e cila do t’u mundësojë prindërve të tyre të monitorojnë aktivitetet e fëmijës së tyre në këtë rrjet social.

“Të gjithë përdoruesit nën moshën 18 vjeç, duke përfshirë krijuesit e përmbajtjes, do të vendosen në llogaritë e adoleshentëve. Llogaritë e adoleshentëve mund të mbeten publike vetëm nëse një prind u jep atyre leje të posaçme dhe monitoron aktivitetin e fëmijës”, tha për NBC News Naomi Gleit, drejtoreshë e produktit në Meta.

Përdoruesit nën 16 vjeç do të kenë nevojë për leje nga prindërit ose kujdestarët e tjerë për të ndryshuar cilësimet e reja të llogarisë së tyre për adoleshencë, ndërsa adoleshentët mbi 16 vjeç do të mund t’i rregullojnë ato vetë, përveç nëse llogaritë e tyre janë ende të lidhura me kontrollet prindërore.

Masat mbrojtëse

Meta pret që adoleshentët të tentojnë t’i anashkalojnë këto rregulla, ndaj po teston një sërë masash për të mos lejuar që ata të ndryshojnë vitin e lindjes apo të krijojnë llogari të reja me datëlindje false.

“Nëse keni një llogari dhe më pas përpiqeni të krijoni një llogari të re në të njëjtin telefon, ne do t’ju kërkojmë të konfirmoni moshën tuaj me informacion nga një kartë identiteti ose një selfie që do të konfirmonte moshën tuaj”, shton Gleit.

Meta deklaroi se do të përdorë gjithashtu mjete të inteligjencës artificiale (AI) për të përcaktuar nëse përdoruesi është vërtet adoleshent apo më i rritur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit