-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po rriten

Më të lexuarat

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten në të gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi.

Sipas të dhënave të Zyrës evropiane të Statistikave, gjatë muajit dhjetor 2022 inflacioni i çmimeve të ushqimeve në BE ishte 18.2 për qind dhe 16.2 për qind në Eurozonë, një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin 2022.

Por çmimet e disa produkteve ushqimore bazë, si sheqeri, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat janë ende në rritje.

Rritje më të lartë u regjistrua në Hungari me afro 50 për qind, e ndjekur nga Lituania me 33.5 për qind dhe me 30.8 për qind nga Estonia.

Ndryshimet më të vogla të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 për qind, Irlandë 12.1 për qind dhe Qipro 12.2 për qind.

Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 për qind në 56.6 për qind mesatarisht.

Çmimet e sheqerit u dyfishuan në Estoni, u rritën me 98.9 për qind në Çeki dhe me 87.4 për qind në Poloni. Në Suedi, Danimarkë dhe Luksemburg, ndryshimi i çmimit ishte rreth 10 për qind.

Një tjetër produkt nga shporta ushqimore, vezët, çmimet e të cilave u rritën nga 14.8 për qind n Luksemburg në 92.5 për qind në Çeki, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 30 për qind. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit