10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Myftiu Muhamed Tekij Uthmani: për shkak të natyrës spekulative kriptovalutat duken të palejushme

Më të lexuarat

Fetua për kriptovalutat nga
dijetari kryesor bashkohor i financave islame, Myfti Muhamed Tekij Uthmanit.
“Për momentin nuk jemi të kënaqur me të (tregtimin me kriptovaluta dhe shitblerjen me to). Përdoret kryesisht për qëllime spekulative. Unë nuk do ta rekomandoja atë. Përkundrazi, duket se është e palejueshme në parim. Megjithatë, mund të ndodhë që në të ardhmen, përdorimi i tij mund të zgjerohet për tregti reale dhe mund të na duhet të rishikojmë vendimin (fetvanë) aktual.
Nuk ka dyshim se kjo monedhë ka natyrë spekulative. Përdorimi masiv i tij nuk është i pëlqyeshëm as nga këndvështrimi i Sheriatit. Kjo është pjesë e një truku dhe skeme sekrete ndërkombëtare. Fillimisht, paratë e letrës u zbatuan dhe tani bota po shtyhet drejt monedhës dixhitale e cila nuk mbështetet nga asnjë aktiv. Plani i afërt është ndoshta t’i bëjë ekonomitë të varen nga këto valuta, dhe më pas, këta zotërinj të valutave do të skllavërojnë financiarisht ekonomitë më të dobëta. Prandaj, nuk mund ta inkurajojmë atë dhe, sipas fikhut, ende nuk është krijuar asnjë bazë e shëndoshë për ta lejuar atë.”
(Myfti Muhamed Tekij Uthmani konsiderohet një prej dijetarëve më me ndikim i financave islame; aktualisht drejton Këshillin Ndërkombëtar të Sheriatit për Organizatën e Kontabilitetit dhe Auditimit për Institucionet Financiare Islame (AAOIFI) në Bahrein. Ai është gjithashtu anëtar i përhershëm i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam të Organizatës së Konferencës Islamike, një nga organet më të larta ligjore në botën myslimane.)
PS.
Deri sot kemi diku rreth katër fetua kolektive që ndalojnë tregtimin dhe shitblerjen me kriptovaluta: 1) Komisioni egjiptian për fetua,
2) Komisioni palestinez për fetua,
3) Riaseti i çështjeve fetare në Turqi,
4) Unioni i dijetarëve muslimanë, me seli në Katar.

Në shqip: Rijad Misini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit