Një grup të rinjësh mbrëmë rreth orës 23.00 kanë sulmuar disa udhëtarë në autobusin dykatësh me nr. 3 në lagjen Aerodrom të Shkupit, informon policia.
Ata ia kanë penguar lëvizjen autobusit dhe e kanë detyruar të ndalë, për të hyrë më pas brenda dhe të sulmojnë dy nga udhëtarët.
Sipas informacioneve të policisë, njëri nga udhëtarët që është sulmuar fizikisht ka qenë i ulur në katin e parë të autobusit, kurse tjetri, që është identifikuar si 24-vjeçari V.T, ka qenë në katin e dytë.
Pasi i kanë rrahur dy udhëtarët me grushte dhe shqelma, dhunuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është hedhur në kërkim të tyre. Motivet për sulmin nuk dihen ende.
Ende nuk bëhet i ditur nacionaliteti i të rrahurve, dhe i sulmuesve por në lagjen Aerodrom 99% e banorëve janë të nacionalitetit maqedonë./albtime/kohaislame