5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Më të lexuarat

Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.
Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.
Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.
Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit