16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Hollande i paralajmëroi grekët

Më të lexuarat

Presidenti francez Francois Hollande paralajmëroi se disa vende në Evropë do të donin që Greqia të jetë e detyruar ta braktisë Eurozonën, nëse nuk i respekton të gjitha obligimet drejt kreditorëve ndërkombëtare pas zgjedhjeve të 17 qershor.

Në intertvistën për televizionin Mega, Hollande tha se Greqia të mbetet në valutën e vetme dhe do të angazhohet për shfrytëzim të fondeve strukturore me qëllim që vendi të ndihmojë të kthehet në rrugën drejt rritjes. Ai tha se votuesit grekë do të vendosin çka dëshirojnë.

“Por, duhet t’i paralajmëroj sepse jam mik i Greqisë, se nëse fitohet përshtypja se Greqia dëshiron të distancohet nga obligimet e veta dhe t’i braktisë të gjitha pikëvështrimet për rikuperim, në Eurozonë do të ketë vende të cilat do të dëshirojnë të përfundojë në vendin në Eurozionë, paralajmëroi Hollande.

Presidenti francez tha se grekët duhet të binden se nëse vendosin të mbeten në Eurozonë, partnerët e tyre ndërkombëtare do t’u ndihmojnë. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit