9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Imazhe kijameti nga SHBA: ç’la pas Ian-i i çmendur

Më të lexuarat

“Mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Florida-s”, tha presidenti Biden

Fjala fatkeqësi ishte në gojën e të gjithëve në Florida të SHBA-së dje, të enjten, pas kalimit të uraganit Ian, i cili la pas qytete të shkatërruara dhe një numër ende të panjohur të vdekurish. Pasi u reduktua në një stuhi tropikale, Ian u forcua përsëri dhe tani konsiderohet një uragan i Kategorisë 1 nga Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC).

Mbrëmë u nis për në Karolinën e Jugut e të Veriut dhe Georgia-s. Sipas informacioneve të fundit, 12 persona kanë humbur jetën në Florida për shkak të motit ekstrem, ndërsa gjithnjë e më shumë po dalin në dritë pamjet që paraqesin shkatërrimin: rrugë të kthyera në lumenj, varka të derdhura në breg, shtëpi të dëmtuara, pemë të shkulura.

“Mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës”, tha dje presidenti amerikan Joe Biden, duke vizituar selinë e FEMA-s, agjencisë federale të menaxhimit të fatkeqësive. “Numrat (…) nuk janë ende të qarta, por ne po marrim informacionet e para që flasin për humbje njerëzore, të cilat mund të jenë të mëdha”, shtoi Biden, duke siguruar se dëshiron të shkojë në këtë shtet jugor amerikan sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithashtu në Porto Riko, i cili u godit së fundmi nga uragani Fiona.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur mbrëmë nga Fort Myers, Guvernatori i Florida-s Ron DeSandis tregoi se ai pret që të ketë një numër të madh viktimash nga uragani.

Megjithatë, ai nuk ishte ende në gjendje të jepte një numër specifik dhe tha se preferonte të priste derisa të konfirmohej shifra “në ditët në vijim”.

Natë agonie

Një zyrtar në qarkun Charlotte, në Florida perëndimore, i tha CNN se të paktën “tetë ose nëntë njerëz” ishin të vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme. Një zëdhënës i Volusia County, në brigjet lindore të shtetit, tha se “është konfirmuar një fatalitet i parë nga uragani Ian”, një burrë 72-vjeçar “i cili kishte dalë për të zbrazur pishinën e tij gjatë stuhisë”.

Një zyrtar tjetër në Oskeola, në Florida qendrore, tha se një banor i shtëpisë së të moshuarve u vra. Një zëdhënëse e Sherifit të Qarkut Sarasota tha për CNN se dy banorë lokalë kanë vdekur.

Në të njëjtën kohë, hetimet po vazhdojnë për të gjetur 18 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u mbyt të mërkurën në arkipelagun Kyz. Nëntë pasagjerë të tjerë tashmë janë shpëtuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit