2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Imami i Al-Azhar-it: Zhgënjmi i madh nga Gaza!

Më të lexuarat

Pohimi: Reagojnë qytetarë, edhe herbrenj, por jo bashkësia ndërkombëtare

Imami i madh i Al-Azhar-it në Kajro, Ahmed al-Tayeb, tha se reagimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës janë zhgënjyese, transmeton Anadolu.

Al-Azhar tha në një deklaratë se Al-Tayeb zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, i cili po vizitonte Kajron, kryeqytetin e Egjiptit.

Të dy zyrtarët diskutuan zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës.

Al-Tayeb tha se sulmet në Gaza kërcënojnë të shkatërrojnë përpjekjet ekzistuese për të afruar Lindjen dhe Perëndimin.

“Ndryshe nga njerëzit, reagimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza janë zhgënjyese”, tha ai.

Ai vlerësoi veçanërisht qëndrimet e shumë qytetarëve në vendet perëndimore, por edhe të disa hebrenjve që duan që Izraeli t’i japë fund sulmeve ndaj Gazës.

Guterres deklaroi se ka vizituar pikën kufitare Rafah për të dërguar një mesazh se sulmet izraelite duhet të ndalen dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë detyrimet e tij jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe me vendime konkrete. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit