21.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

Imamët shkupjanë: Zekerija Idrizi le të tregojë se çfarë turpi ka bërë në Berlin

Më të lexuarat

Imamët shkupjanë: Zekerija Idrizi le të tregojë se çfarë turpi ka bërë në Berlin

Reagime të shumta ka pasur po ashtu edhe nga imamët shkupjanë, të cilët thonë se emërimi i Zekerija Idrizit për myfti të Shkupit, do të ishte kundër vullnetit të tyre. Imamët shprehen të brengosur dhe të irrituar dhe fillimisht kërkojnë sqarim nga Zekerija Idrizi se përse është dëbuar nga Berlini.
Në mesin e imamëve që kanë shprehur shqetësimin, është edhe Ridvan efendi Kurtishi, një hoxhë i mirënjohur në komunitetin mysliman shqiptar në Gjermani, ish profesor dhe edukator në medresenë “Isa Beu” të Shkupit. Kurtishi thotë se etika e tij si hoxhë nuk e lejon të merrem thashethemet që lidhen me Zekerija Idrizin, por radhitë disa parime që duhet përmbushur:
“-Udhëheqësit e BFI-së duhet të jenë të vetëdijshëm që myftitë nuk duhet të zgjidhen me diktate nga askush jashtë këtij organi më të lartë fetar Islam.
-Titulli Myfti i Shkupit, nënkupton një organi më i lartë fetar i këtij qyteti i cili duhet të jetë i pajisur me dituri të mjaftueshme fetare, por para se gjithash duhet të mos ketë asnjë njollë morale apo skandal në karrierën e tij deri në ditën e kandidimit të tij për këtë post të lartë fetar.
– Myftiu i Shkupit duhet të ketë pjekurinë e nevojshme për të qenë i denjë drejt një përballimi shpirtëror me të gjitha nevojat fetare të këtij qyteti.
– Myftiu i Shkupit nuk duhet të ketë prapa vetes asnjë thashetheme apo dyshim nga e kaluara e tij, pasi që vendimi i tij fetar nuk do të kishte fare peshë te ata që edhe duhet të shkojnë këto vendime, te besimtarët myslimanë.
– Myftiu i Shkupit nuk duhet që në të kaluarën të kishte shfaqur paragjykime diskriminuese dhe të kishte dhënë deklarata të pamatura që do të nxisnin përçarje në kuadër të dallimeve fetare që dominojnë në kuadër të besimtarëve mysliman në këtë qytet. Kjo pasi që me vet zgjedhjen e tij, me automatizëm ai do të kishte krijuar kundërshtarë grupe të caktuara të dallimeve fetare në kuadër të besimtarëve mysliman të qytetit dhe do të kishte qenë i papranueshëm për to”, shkruan Kurtishi.
Ridvan efendi Kurtishi gjithashtu thekson se myftiu i Shkupit nuk duhet që në të kaluarën e tij të kishte dhënë deklarata që bien ndesh me parimet thelbësore Islame, apo të kishte përkrahur qëndrime islamofobe nga asnjë personalitet publik. Nëse nuk respektohen këto parime, Kurtishi thotë se pasojat e një zgjedhje të tillë do të kishin qenë të pariparueshme jo vetëm për besimtarët mysliman të Shkupit, por edhe për udhëheqësit fetar të BFI-së.

http://thenieislame.cf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit