1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Iftaret e Ramës: në Shqipëri, ajo që në Kosovë ende s’i magjinohet

Më të lexuarat

Si detyrohet elita jofetare të rrijë sus para pjatës duke u thirrur ezan…edhe nga Ahmed Kalaja

Ditë pasi Maqedonia ktheu mbrapsht hoxhën e njohur të Tiranës Ahmed Kalaja, pasi i vuri idiotikisht xanxën e “rrezikut”, kjo figurë e jetës islame shqiptare ishte i përzgjedhuri për të bërë “muezinin e Kryeministrisë”, domethënë për të thirrur ezanin në iftarin e shtruar nga Rama. Ndërsa ky i fundit u rikthye në detyrë pas një operacioni pikërisht me iftarin e ditës së parafundit të Ramazanit, të cilin e ka kthyer në traditë. Këto ishin dy të veçantat e këtij viti të kësaj tradite mes fetares dhe politikes, përfshirë dhe faktin se fjalimin kortezial kësaj here e mbajti jo Edi por Linda.

Të tjerat qenë të zakonshmet e atyshme, ku bie gjithsesi në sy ajo që elita shqiptare, e ftuar në këtë iftar pos besimtarëve klasikë, atyre me agjerim, rri sus para vaktit musliman teksa thirret ezani dhe nuk guxon të luajë lugë a pirun a të pëshpëris diç, edhe pse larg një ndërgjegjeje fetare të rastit në fjalë. Ata, në atë moment të një solemniteti fetar, ngjajnë të zellshëm po aq sa besimtarët zellmëdhenj të bindjes ndaj Zotit.

Është kjo pra një ndër skenat më sinjifikative që ka prodhuar Rama në vitet e pushtetit, në rastin e Ramazanit, diçka ende e paimagjinueshme të Kosovën fqinje, e cila edhe pse jetën islame e ka identitet të qashtër shumë më tepër se Shqipëria, ka një distancë të thellë deri antagoniste mes laikes dhe fetares. Jo vetëm kaq; ndryshe nga Shqipëria, ka, për keqardhje dhe shumë dëshpërimisht, një lloj islamofobie në media, mendim politik e publik, të një shëmtie të pabesueshme, pasi është dhe shumë katundareske, banale dhe vulgare. Në Shqipëri kjo nuk ekziston; nuk është se nuk ka islamofobi, në politikë, media apo mendim publik, por ajo është gjthsesi në suazat e një edukate sa të jetë e drojtur, e vetëfrenuar, qoftë dhe qytetare.

Ndërsa në terma praktikë, muslimanët, përfshirë dhe elementin femëror me shami, janë mëse të zakonshëm në shtet, në nivelet më të larta institucionale, duke mos qenë më lajm si viktima laicizimi përjashtues. Dhe kjo është ndër gjërat më shkëlqimtare që ka Shqipëria, në sens krahasues me Kosovën, shumë më tepër se bashkëjetesa fetare, diku e mitizuar, por gjithsesi reale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit