8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Idomeni, nga 12 mijë refugjatë mbi 5 mijë janë fëmijë

Më të lexuarat

Përderisa ka arritur mbi 12 mijë numri i refugjatëve të cilët presin në kampin e refugjatëve në kushte të vështira për hapjen e kufijve në Idomeni të Greqisë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, organizatat ndërkombëtare që shërbejnë në kamp thonë se nga 12 mijë refugjatët në kamp rreth 5 mijë e 500 prej tyre janë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët të cilët janë viktimat më të prekur nga lufta poashtu janë të detyruar të nisen në këtë udhëtim të vështirë duke braktisur vendet e tyre. Pavarësisht se ata që janë më të goditur nga kushtet e këqija në kamp vazhdojnë të presin bashkë me familjet e tyre duke mos ditur se çfarë po ndodhë.

Këtu mund të vërehen fëmijë që luajnë me gurë mbi binarët e trenit, që kalojnë kohën me shokët/shoqet që kanë njohur në kamp, apo duke luajtur me lodrat që ua sjellin vullnetarët.

Gjithashtu mund të vërehen edhe fëmijë të cilët nuk ndahen nga nënat e tyre brenda tendës, si dhe fëmijë të cilët bartin dru për të ndez zjarr brenda në tendë apo duke pritur në radhë për të marrë ushqime për familjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit