2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ibrahimi a.s shok i djalit të tij

Më të lexuarat

Nga: Xhasim Mutava

Ibrahimi a.s shok i djalit të tij

Në fillimet e jetës së tij, njeriu komandohet dhe udhëhiqet nga egoja. Për këtë, ai i kushton më shumë rëndësi kënaqësive dhe dëshirave ndaj gjithçkaje tjetër. Kurse në pjesën e fundit të jetës, primare për njeriun janë fëmijët, edukimi i tyre, dashuria dhe përkujdesja ndaj tyre. Madje kjo bëhet në kurriz përkujdesjes ndaj vetes së tij.
Zoti e sprovoi profetin Ibrahim a.s shumë rëndë, duke i kërkuar që djalin e tij të vetëm Ismailin, t’a therrë si kurban.
Si Ibrahimi a.s ashtu dhe Ismaili a.s, e kaluan me sukses këtë sprovë. Ky sukses i dedikohet marrëdhënieve shoqërore që Ibrahimi a.s kishte ditur të ndërtojë me të birin e tij. Duke pasur parasysh këtë, do të flasim shkurtimisht mbi këtë histori dhe do cekim ndikimin që ka miqësia dhe shoqërimi me fëmijët në jetën dhe edukimin e tyre.
 
 
Sprova
 
Thotë Zoti i madhëruar mbi sprovën e Ibrahimit a.s:”Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë! Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.” (Safat, 101-103)
Padyshim që diçka e tillë ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për Ibrahimin a.s. Zoti nuk po i kërkonte Ibrahimit a.s që t’a dërgojë djalin e tij në një betejë apo në një mision shumë të vështirë. Zoti po i kërkonte Ibrahimit a.s që djalin e tij të vetëm, t’a therrë dhe me duart e tij!
Më e habitshme se kjo, është kurajoja e Ibrahimit a.s, i cili ia tregoi djalit të tij urdhërin e Zotit dhe i kërkoi mendim. Ai po i tregonte se dëshiron t’a therrë, për të çuar në vend urdhërin e Zotit! A nuk do e kishte më të lehtë që t’a therrte në një moment shkujdesjeje? Po cila ishte përgjigja e Ismailit a.s?
“I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar!”
Diçka e tillë nuk mund të komentohet thjesht si një bindje ndaj prindit dhe vullnetit të Zotit. Jo. Ai shfaqi bindje ndaj vullnetit të Zotit, por të shoqëruar me kënaqësi dhe siguri të plotë. Le t’i analizojmë pak më thellë fjalët me të cilat iu përgjigj ofertës së babait:
“O ati im” Fantazma e vdekjes nuk ia humbi llogjikën dhe etikën që babait t’i drejtohet me fjalët më të përshtatshme. Kjo, edhe pse ishte babai ai që do i merrte jetën.
“vepro ashtu siç je urdhëruar” Ai e dinte se ëndërra që sheh një profet është urdhër dhe se ëndrrat e profetëve janë të vërteta dhe shpallje hyjnore.
“Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” Edhe në këto momente, ai nuk e harronte se njeriu është i dobët dhe se burimi i fuqisë ishte vetëm Zoti. Ai nuk e mori këtë vendim nga trimëria dhe guximi që e karakterizonte. Çdo gjë ai ia dedikonte Zotit dhe çdo ndihmë e lehtësim e priste prej Tij.
Kur Ibrahimi a.s filloi t’a vërë në jetë urdhërin e Zotit pa u vonuar asnjë çast, kur gjithçka u bë fakt i kryer, kur si Ibrahimi a.s ashtu dhe djali i tij Ismaili a.s iu dorëzuan plotësisht vullnetit të Zotit… Thotë Zoti:”
“Ne e thirrëm: “O Ibrahim, ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët! Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë! Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.” (Safat, 104-107)
Me të vërtetë, Ibrahimi a.s e përmbushi ëndrrën dhe mesazhin e Zotit pa hezituar dhe pa u lëkundur. Përderisa ai u tregua i gatshëm që të sakrifikojë gjënë më të shtrenjtë për hatër të Zotit, padyshim që Zoti do e shpërblejë me të mira. Në vend që të bëjë kurban djalin e tij, Zoti i ofroi një dash të majmë. Ashtu siç kërkove të kënaqësh Zotin duke iu bindur në gjithçka, ashtu do të të kënaqë Zoti me djalin tënd. Shpërblimi i të mirës është e mira. Kush preferon Zotin nga gjithçka tjetër, ai do të jetë i preferuari i Zotit nga gjithçka tjetër. I vuajtur dhe në fatkeqësi nuk është dikush që e kanë mbuluar hallet dhe i ka rënë gjëma mbi kokë. I vuajtur dhe në fatkeqësi është ai person që humbet shpërblimin e Zotit. Allahu i madhëruar e dinte që një pjesë e zemrës së Ibrahimit a.s është shumë e lidhur me djalin e tij Ismailin a.s dhe deshin që kjo zemër të pastrohej nga çdo dashuri tjetër përveç asaj të Zotit. Kur kjo u arrit dhe Ibrahimi a.s u tregua i vendosur t’a çojë në vend urdhërin e Zotit, duke flijuar djalin e tij, Zoti ia kompensoi me një dash të majmë. Një ndodhi të tillë, Zoti e përjetësoi dhe që atëherë është traditë therrja e kurbanit.
Më vonë, Zoti e përgëzon gruan e Ibrahimit a.s, Sarën, me lindjen e një djali. Thotë Zoti në Kuran:” Ne i dhamë lajmin e mirë për Is’hakun e pas Is’hakut – për Jakubin.” (Hud, 71)
Jo vetëm që i përgëzoi për lindjen e Is’hakut, por u tha që Is’hakut do i lindë një djalë, Jakubi, gjatë jetës së tyre. Gëzimi që përjetojnë prindërit në lindjen e nipit, është shumë i madh, pasi garanton vazhdueshmërinë e familjes.
Ky ishte një shpërblim i madh për Ibrahimin a.s i cili i kaloi me sukses të gjithë sprovat, që nga përballja me të atin idhujtar, me popullin e tij, mbretin tiran, përballjen me jobesimtarët, kur pranoi emigrimin nga vendlindja drejt tokës së shenjtë, kur pranoi të flijojë djalin e tij të vetëm, për mikpritjen dhe bujarinë, për ndërtimin e xhamisë së parë mbi tokë, Qabes,  për adhurimin, përkushtimin, pendimin, mirënjohjen, ruajtjen e natyrës së pastër, sunetllëkun, lutjet etj…
Të gjithë këto sakrifica dhe i gjithë ky përkushtim, u shpërblye nga ana e Zotit të madhëruar. Ai i fali Ibrahimit a.s pasardhës të denjë, besimtarë dhe të ndershëm, me qëllim që t’a gëzojnë. Thotë Zoti i madhëruar rreth këtij fakti:”
“Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.” (Merjem, 49)
Ibrahimi a.s dhe djali i tij Ismaili ndërmorrën një vepër të përbashkët, ndërtimin e Qabes. Thotë Zoti i madhëruar rreth këtij fakti:””Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën:“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (Bekare, 127)
Edhe pse Ibrahimi a.s udhëtonte shumë dhe ndodhej larg familjes dhe fëmijës, ai na jep një mësim shumë të rëndësishëm përsa i përket sakrificës dhe miqësisë që duhet të ekzistojë në një familje.
 
 
Si mund t’i ruajë lidhjet e tij me fëmijët, një baba që udhëton shumë?
 
1 – Duke komunikuar sa më shpesh me ta.
2 – Duke qëndruar sa më gjatë me fëmijët, kur të jetë në shtëpi.
3 – Të kultivojë tek ta vlera të tilla si trimëria, besimi dhe mbështetja tek forcat e veta.
4 – Duke u sjellë mirë me nënën e tyre, duke e nderuar atë dhe duke e falenderuar për durimin dhe sakrificën që bën.
 
 
Edukimi i fëmijëve tek dijetarët e parë
 
Abdullah ibnu Mubarek, u tha ushtarëve me të cilët kishte dalë në luftë:”Cila mund të jetë ajo vepër, e cila është më e dobishme se kjo për të cilën kemi ardhur sot?”
Të pranishmit u përgjigjën:”Nuk dimë të ketë diçka më të vlefshme se kjo që po bëjmë ne.”
Abdullah ibnu Mubarek u përgjigj:”Një burrë i virtytshëm edhe pse në fukarallëk, me një familje të madhe. Ai zgjohet natën dhe i sheh fëmijët e tij të cilët teksa flejnë janë zbuluar dhe i mbulon me rrobat e tij. Një vepër e tillë është më e vlefshme se kjo që bëjmë ne.” (Vahjul kalem, autori Mustafa Sadik Rafi’ij, 1/225)
 
 
Statistika
 
Minstria e çështjeve të familjes në Bon të Gjermanisë, deklaroi rezultatet e një studimi të bërë nga Zyra Federale e Statistikave, ku thuhej se një fëmije (nga 6 deri 18 vjeç) i kushtohet nga prindërit, vetëm tridhjetë minuta kohë nga 24 orë.
Këto tridhjetë minuta kohë, përfshijnë të ngrënit, bisedat dhe gjithçka tjetër që mund të ndodhë gjatë një dite. Përsa i përket kohës që u kushtohet atyre për argëtim si vajtja në teatër apo kinema etj…, mesatarja ishte pesë orë nga e gjithë jeta e babait dhe e nënës. Vallë si i kalon një fëmijë 23.5 orët e ditës, pa prindërit e tij?
Revista Gines në numrin e saj të 1020 përmend një studim sipas së cilit 40 % e fëmijëve nën moshën  një vjeçare keqtrajtohen. Kurse përqindja e fëmijëvë nën moshën tre vjeçare dhe që keqtrajtohen është 8%.
Ndërkohë, në Britaninë e madhe u bë një studim mbi fëmijët që konsumojnë alkolin. Studimi tregoi se 20.5 % e djemve nga njëmbëdhjetë deri pesëmbëdhjetë vjeç dhe 20.3 e vjazave të kësaj moshe konsumojnë alkol. Nëse i bashkojmë djemtë me vajzat, përqindja është 40.8 % e kësaj grupmoshe. Ose thënë ndryshe, gjysma e të rinjve të kësaj grupmoshe, konsumojnë alkolin në Britaninë e madhe.
Ndërkohë që në shoqëritë islame, nuk e hasim një fenomen të tillë. Edhe nëse kemi konsumues alkoli, përqindja e tyre është shumë e ulët dhe nuk përbën problem. Le t’a falenderojmë Zotin për mirësinë e islamit.
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit