3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I riu musliman shpëton 17 persona nga zjarri në Francë, përfshirë një foshnjë

Më të lexuarat

Izzeddin Hamdi, bukëpjekës i cili ishte në zonë për punën e tij, nxitoi në ndërtesë dhe arriti të shpëtojë 17 njerëz nga zjarri, duke përfshirë një foshnjë, përpara se të mbërrinin zjarrfikësit

Një i ri musliman francez, i cili rrezikoi jetën e tij duke hyrë në një ndërtesë që digjej për të shpëtuar 17 persona, duke përfshirë një foshnjë, tani po përshëndetet si hero, transmeton Anadolu.

Sipas radios “France Bleu”, një zjarr shpërtheu të premten në një ndërtesë dykatëshe në Romans-sur-Isere në Francën juglindore.

Izzeddin Hamdi, bukëpjekës i cili ishte në zonë për punën e tij, nxitoi në ndërtesë dhe arriti të shpëtojë 17 njerëz nga zjarri, duke përfshirë një foshnjë, përpara se të mbërrinin zjarrfikësit.

Pavarësisht flakëve dhe tymit, ai hyri në ndërtesë nga dritarja duke përdorur një shkallë.

Ai tani po lavdërohet si hero në lagje dhe në mediat sociale, ndërsa përdorues të shumtë në Twitter thonë se ai meriton Legjionin e Nderit, urdhrin më të lartë të meritave në Francë.

Baptiste Devis, një nga zjarrfikësit që luftuan zjarrin, tha se kur ekuipazhi i tij mbërriti në ndërtesën e djegur, tashmë kishte flakë 5-6 metra të larta.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit