22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

90-vjetori i Xhamisë në rrugën e “Kavajës”

Më të lexuarat

Ajo quhet Xhamia e Dine Hoxhës, ose Xhamia e Haxhi Hafiz Dashit. I pari kishte dhuruar truallin, ndërsa i dyti ka qene imam i dikurshëm i kësaj xhamie, në Tiranë.
Faltorja është ndërtuar me kontributin e banorëve të “Lagjes së Re”, siç quhej asokohe zona përreth rrugës së “Kavajës” dhe sipas shtypit të kohës, inaugurimi i saj u bë me një ceremoni madhështore, më 30 korrik 1933 (foto 1).
Pra, Xhamia në rrugën e “Kavajës”, sot mbush ekzaktësisht 90 vjeç. Ishte një faltore shumë e bukur, me disa kupola dhe me një minare elegante; vepër arti, -pasuri e shtuar e Tiranës (foto 2).
Po pse them ishte?! Sepse s’është më ashtu!
Në vitin 1967, barbarët iu sulën xhamisë me varé, minaren e rrëzuan përdhe, e shkatërruan, por nuk e prishën fare. Iu duk e përshtashme për ndërmarrjen e dekorit dhe aty përgatiteshin pastaj, banderolat, flamujt dhe lulkat, për parakalim çdo 1 maj.
Pas vitit 1990, Xhamia e rrugës së “Kavajës” iu kthye besimtarëve dhe qytetit. U kryen punime për rikthimin e saj në faltore, u rindërtua edhe një minare e betontë, por xhamia me kupola, sharmin e dikurshëm, e ka humbur përgjithnjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit