2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

I gjalli dhe i vdekuri

Më të lexuarat

 

“Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.”

Muhamedi a.s.

Disa njerëz pranë një lëndine,

Për një problem rrahën mendime:

“Cili njeri është i gjallë?”

Kush qëlloi n’thundër, tjetri n’patkua,

E drejta n’fund është përshkruar.

Si n’çdo tubim kur debatojnë,

Mendimet poshtë po i grupojmë:

I gjalli është i formësuar komplet,

I vdekuri ka vetëm skelet.

I gjalli ecën, merr frymë jeton,

Ai që vdes, krejtësisht ndryshon.

I gjallë është ai që kudo ndeshet,

I vdekuri jo, se në varr tretet.

Kush ka para, ka gjë e mall,

Çka nuk i ka ai që s’është i gjallë.

Pati mendime edhe të tjera

Si vrimat n’ujët tretur nga era.

Në fund u shfaq ajo që zhytet,

Gjer n’fund të detit, por kurrë nuk mbytet:

Janë në këtë jetë gjallë ata njerëz,

Që n’një Zot mbështeten për çdo ditë shpesh;

Gjallë janë ata, ndonëse janë t’vdekur,

Në rrugë të Zotit gjithmonë kanë ecur.

I vdekur është ai që sot merr frymë

Ta përmendë Zotin veten s’e shtyn.

Këtu hyjnë speciet që në këtë botë,

Vështirë u shihet dhe hija n’tokë.

I ngopuri dhe i unshmi

“Nuk është mysliman i mirëfilltë ai që bie të flejë në mbrëmje i ngopur, duke e ditur se fqinji i vet është shtrirë me barkun bosh.”

Muhamedi a.s.

Qe një i kamur në pasuri:

“Jam besimtar, besoj n’një Zot”,

Me këto fjalë mburrej me çdo njeri,

Kështu i qe mbushur mendja top (!)

E shiste veten t’mirë, babaxhan,

Vishej mjaft luks, si thuhet, shik,

Por në shpirt brenda qe zi – katran,

Nuk ishte tjetër veç hipokrit.

Mjaft mirë e dinte se një komshi,

Netët barkbosh i kalonte,

Në sa vetë stërngopej në shtëpi të tij,

T’ndihmojë komshiun as që mendonte.

Molla e bukur nga jashtë dallohet,

Që kur e presin ajo ndryshon,

Kush e fut n’shportë këtë fort gabohet,

Shoqet e veta i kalbëson.

Me këtë mollë t’mykur e të mallkuar,

Ngjajnë sot ca njerëz plot pasuri,

Që kurrë ndër mendje nuk u ka shkuar,

T’ndihmojnë të varfrit që kanë uri.

O Zot Krijues dhe plot fuqi,

Bëj emër n’ta t’ikë kurnacëria,

Që të ndihmojnë komshi, kushëri,

Që të mos ketë më vend varfëria.

Elez Lagreta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit