Duhet ta dimë gjithmonë se disa lodra për fëmijë mund të rezultojnë dhe të rrezikshme. E kush nuk ka dëgjuar për lojën e famshme “flutura antistres” që po qarkullon në duart e çdo personi.
Një nënë britanike i bleu vogëlushes së saj këtë lojë, por nuk e kishte menduar kurrë se mund të rezultonte fatale për të. Teksa po merrte vogëlushen nga shkolla me makinë, ajo sheh se vajzës papritmas i mbahet fryma, e alarmuar ajo shkon në spital dhe atje i rrëfejnë se asaj i ka ngecur në fyt një pjesë e kësaj loje.
E alarmuar mamaja mendonte se kishte humbur vajzën e saj, por fatmirësisht mjekët arritën t’ia nxirrnin përmes një operacioni urgjent.Kjo lojë më shumë se “antistres” është thjesht një “trend viral” dhe ju e dini, dhe nëse nuk do ketë efektin, nëse bëhet virale, është e pamundur t’i rezistosh.