Ka filluar realizimi i projektit kapital i Komunës së Drenasit, përkatësisht i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë për shpenzimet e shërbimeve të varrimit.
Me këtë rast, Komuna po dëshmon se është pranë qytetarit pasi që familjari i të vdekurit, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, ai më nuk e ka barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik dhe poashtu për shpenzimet e shërbimit të varrimit, sepse Komuna e Drenasit tash e tutje, arsyeshëm e ka zgjidhur këtë problem.
Ky projekt do të realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Drenas, ndërsa do të menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.
Ndaj njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të cilët kanë raste vdekje të lajmerohën në Bashkësinë Islame në Drenas për të marrë shërbimin e varrimit. Sipas paramasës dhe parallogarisë, i gjithë shërbimi i varrimit për një të vdekur, kushton 170 euro, shpenzime këto të cilat i mbulon të gjitha Komuna.