1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hyseni në Luksemburg diskuton për refugjatët

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, mori pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nikoqire e së cilës ishte Luksemburgu si kryesues i radhës i Presidencës së Këshillit të BE-së, për të diskutuar çështjen e refugjatëve sirianë dhe për të vazhduar me gjetjen e mënyrave më të mira për të menaxhuar me këtë krizë.
Edhe pse Kosova, krahasuar me vendet tjera të rajonit, nuk është prekur edhe aq nga kjo valë refugjatësh sirianë, Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) ka bërë përgatitje paraprake në mënyrë që në rast nevoje të mund t’i akomodojë refugjatët të cilët megjithatë vendet e Ballkanit Perëndimor i përdorin si korridore për të vazhduar më tutje në vendet e BE-së.

Për këto çështje, Ministri Hyseni zhvilloi një takim edhe me drejtorin e Byrosë Regjionale për Evropë të UNHCR-it, Vincent Cochetel.

Përveç përgatitjeve të DSHAM, MPB-ja në bashkëpunim me UNHCR po përgatitë edhe një plan reagimi gjithëpërfshirës siç kanë bërë shumë vende të rajonit e BE-së.

Cochetel shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë Ministra e Punëve të Brendshme në parapërgatitjen e masave të nevojshme dhe inkurajoi të gjitha institucionet të vazhdojnë me një qasje të tillë në mënyrë që ndonjë fluks i mundshëm në të ardhmen të mos na gjejë të pa përgatitur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit