4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

HUTBEJA E REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI FITËR BAJRAMI 2021/1442H

Më të lexuarat

I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!”(E’alaa 14,15)

Besimtarë të nderuar, vëllezër e motra!Me gëzim të madh e mirëpresim Festën e madhe të Fitër Bajramit, festë kjo e shpërblimeve më të mëdha të vitit. Kjo ditë paraqet kënaqësinë e All-llahut Fuqiplotë për përkushtimin e madh që treguam gjatë muajit të Ramazanit, gjatë të cilit me zemër e shpirt, me vetëdije të lartë dhe me gjithë trupin tonë, agjëruam ditët e Ramazanit, duke treguar në praktikë lidhshmërinë e paluhatshme me Krijuesin.

Reformuam të menduarit dhe personalitetin tonë, fisnikëruam shpirtin dhe zemrat tona, duke kultivuar vetëdije të lartë mbi Zotin, njeriun dhe botën që na rrethon.Festa e Fitër Bajramit është triumfi i besimit ndaj pabesimit, i së mirës ndaj së keqes, i bujarisë ndaj koprracisë, i solidaritetit ndaj nënçmimit, i afrimit me njëri-tjetrin ndaj izolimit dhe largimit prej tjerëve, i paqes ndaj konflikteve, i shpirtërores ndaj materiales dhe i pajtimit ndaj hakmarrjes; shkurt thënë: kjo festë e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga i madhi Zot.

Për këtë All-llahu i Gjithëmëshirshëm në Kur’anin Famëlartë thotë: (قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ وَذَكَرَ ٱسْمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ) “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (E’alaa 14,15)Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra në përpjekjet tona për të dhënë kontribut në zbehjen dhe evitimin e prekjes nga virusi.

Andaj, sot po i drejtohemi të Madhit Zot me lutje të pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të gëzojë zemrat e të gjithë njerëzve anembanë globit, t’i shpëtojë dhe t’i ngritë të dobëtit, t’i pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim për të jetuar në paqe e harmoni, t’i shërojë zemrat dhe plagët e familjeve të viktimave që solli sëmundja e rrezikshme dhe të forcojë unitetin tonë për të mirën e familjeve tona, popullit tonë dhe gjithë gjinisë njerëzore.Për përkushtimin që kemi treguar në muajin e shenjtë të Ramazanit, lutemi që me mëshirën e All-llahut Fuqiplotë të na kaplojë fryma e thënies së Muhammedit a.s.: (من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه) “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim të paluhatshëm dhe me vetëdije të lartë do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.”Urime dhe e gëzofshim të gjithë këtë ditë të madhe!

Na qoftë e bekuar Festa e Fitër Bajramit._________________

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit