5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Hutbe Kurban Bajrami 2023 – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Feja e Natyrshme

(deklaratë për qëndrimin islam ndaj kodit të familjes dhe ndryshimin e gjinisë)

1- Feja Islame është Fe e të natyrshmes, në të cilën e krijoi Allahu krejt njerëzit. Ata nga vet natyra e tyre e pastër e njohin Allahun, e besojnë se Ai është Një dhe veç Tij tjetër ska. Natyra e tyre e pastër e do të mirën dhe i jep përparësi asaj dhe e urren të keqen dhe e kundërshton atë. E natyrshme është që ata ta besojnë Allahun me monoteizëm dhe të mos i përshkruajnë asgjë shok Atij.

﴿فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَتَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ﴾.

“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Er-Rum: 30).

Pastaj erdhi shejtani i mallkuar edhe sherbëtorët e tij dhe u munduan të lajthisin njerëzimin nga kjo Fe e Natyrshme, ashtu siç na tregoi Allahu i Madhërishëm në hadithin Kudsi:

«وإني خلقتُ عبادي حُنَفاء كلهم، وإنهم أتتهم الشياطين فاجتالتهم عن دينهم، وحَرَّمت عليهم ما أحللتُ لهم، وأمرتهم أن يُشركوا بي ما لم أُنزِّل به سلطانا». رواه مسلم

“Unë krejt krijesat i kam krijuar besimdrejtë dhe u erdhën shejtanët dhe i larguan ata nga feja e tyre dhe ua ndaluan gjërat që unë ua kisha lejuar dhe u lejuan gjërat që unë u kisha lejuar”. Muslimi.

Kurse Pejgamberi, ﷺ, tha:

«مَا مِنْ مَوْلُودٍ إِلاَّ يُولَدُ عَلَى الْفِطْرَةِ، فَأَبَوَاهُ يُهَوِّدَانِهِ أَوْ يُنَصرانِهِ أَوْ يُمَجِّسَانِهِ». رواه البخاري

“Çdo fëmijë lind në natyrën e pastër, e prindërit e bëjnë hebre, krishter apo zjarputist”. Buhariu.

2- Feja Islame është fe vlerash, fe e përgjithshme dhe e plotë në simbolet dhe ligjet e veta dhe nuk bie ndesh dhe nuk kundërshtohet me logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, edhe nëse ata njerëz janë jomusliman. Ajo që bëjnë ateistët dhe neoliberalët duke tentuar të shpërfytyrojnë natyrën e pastër në të cilën lindin fëmijët e tyre dhe ashtu rriten, është tendencë për të ndryshuar këtë që ka krijuar Allahu.

﴿لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ﴾.

“… s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu…”. (Er-Rum: 30).

3- Feja Islame është Fe e natyrës së shëndoshë dhe ai që e kundërshton këtë Fe ka kundërshtuar këtë natyrë në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Mu për këtë shkak Allahu u zgjodhi njerëzve këtë natyrë të pastër dhe bëri veçori të kësaj Feje. Prej gjërave të natyrshme në këtë Fe është edhe fakti se çdo gjë prodhoi nga dy palët, ska të tretë dhe ndaloi imoralitetin e fshehur dhe atë që shfaqet dhe ndaloi gjinitë t’i përngjajnë njëra tjetrës dhe çdo gjinie i ka caktuar veçori që nuk i ka gjinia tjetër, ku “mashkulli nuk është si femra”. Ky është vendim përcaktues i Allahut, i Cili më së miri i di gjërat, urtësitë dhe interesat. Ky është gjykimi i Atij që i ka krijuar këto krijesa dhe e di hollësisht dallimin dhe ndryshimin mes tyre:

﴿أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ﴾.

“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulk: 14).

4- Shërbetorët e shejtanit i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për të prishur njerëzimin, i tërhjekin zvarras për në xhehenem, insistojnë në ndryshimin e asaj që ka krijuar Allahu dhe të ndryshojnë natyrën e pastër të tyre.

﴿وَلَأُضِلَّنَّهُمْ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ آذَانَ الْأَنْعَامِ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ اللَّهِ وَمَنْ يَتَّخِذِ الشَّيْطَانَ وَلِيًّا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًا مُبِينًا﴾.

“Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi”. (En-Nisa: 119).

5- Shejtanët njerëz dhe thirrësit për lajthitje dhe imoralitet punojnë të shëmtojnë këtë natyrë të pastër dhe të prishin njeriun. Punojnë me kapacitete të plota për të lajthitur njerëzit nga natyra e Fesë së Vërtetë dhe u ndihmojnë atyre që duan të largohen nga ligji kosmologjik i dysisë, martesës dhe familjes, nxjerrin ligje në mbrojtje të tyre, madje i imponojnë ato ligje dhe atë stadium të zhvillimit të gjërave q quajnë civilizim dhe përparim, kurse ata që u kundërvihen të prapambetur dhe ekstremistë.

6- Allahu i Madhërishëm nuk urdhëron në të keqe dhe imoralitet, siç pohonin disa herë injorantët e kohës para islamike.

﴿وَإِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً قَالُوا وَجَدْنَا عَلَيْهَا آبَاءَنَا وَاللهُ أَمَرَنَا بِهَا قُلْ إِنَّ اللهَ لا يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاءِ أَتَقُولُونَ عَلَى اللهِ مَا لا تَعْلَمُونَ﴾.

“Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe Allahu na urdhëroi këtë. Thuaju: “Allahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për Allahun çka nuk dini?” (El-A’raf: 28).

7- Qëndroni stabil në këtë Fe dhe në këto vlera, sepse ju jeni në rrugë të drejtë.

﴿قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِّلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ﴾.

“Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!. (El-Enam: 161).

Kujdes nga shejtani i mallkuar dhe sulmet e ofanzivat e tija, i cili:

﴿إِنَّمَا يَأْمُرُكُم بِالسُّوءِ وَالْفَحْشَاءِ وَأَن تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ﴾.

“Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini”. (El-Bekare: 169).

8- O ju robër të Allahut, keni frikë Allahun dhe bashkëpunoni në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në mëkat dhe armiqësi dhe:

﴿وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً وَلا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَاناً

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër”. (Ali Imran: 103).

﴿وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ﴾.

“Dhe respektojeni Allahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit”. (El-Enfal: 46).

9- Bajrami është paqë, pajtim, urime, lutje, shpirtëra të pastra nga urrejtjet dhe mllefet:

﴿وَقُل لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنزَغُ بَيْنَهُمْ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلْإِنسَانِ عَدُوًّا مُّبِينًا

“E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. (El-Isra: 53).

Andaj përhapne selamin (paqen), jini tolerantë mes jush, largoni inatet mes jush, jini vëllezër të vërtetë mes vete, të ndohmoheni mes vete në të Vërtetën, pa padrejtësi edhe pa armiqësi, kujdesuni për komshiun, jini të sjellshëm ndaj prindërve dhe nënave tuaja, kujdesuni për lidhjen farefisnore, urdhëroni në të mirë dhe ndaloni nga e keqja, largoni nga gënjeshtra, angazhohuni në  edukimin e fëmijëve tuaj, ruani gratë tuaja, nxitni të mbulohen dhe të ruajnë nderin e tyre:

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَّا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ﴾.

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

10- I porosisim gratë që të ruajnë veten e tyre, të sillen mirë me bashkëshortët e tyre, të angazhohen në edukimin e fëmijëve të tyre, të kujdesen shumë për faljen e pesë kohëve të namazit obligativ, sepse namazi është çelësi i çdo të mire, jepne zeqatin dhe jepni sadaka, sepse kjo ju mbron nga zjari. Kujdesuni për mbulesën islame, për veshjen modeste edhe për nderin tuaj. Kini shmebull në këtë drejtim nënat e besimtarëve, gratë e Pejgamberit, ﷺ, dhe bijat e tija.

O Allah! Na i mbush me lumturi zemrat në këtë Festë, na bashko antarët e familjes, na jep bollëk në jetesën tonë, na i shëro ata që i kemi të sëmurë, na i mëshiro ata që na kanë vdekur, sepse Ti je Më i mëshirshmi Mëshirues!

O Allah! Bëje vendin tonë vend besimi dhe sigurie, bollëku dhe rehatie dhe na largo çdo të keqe dhe sprovë, ato që duken dhe ato që janë të fshehura!

Bekir Halimi

(fjalim për ditë Kurban Bajrami, në xhaminë Duqanxhik, Shkup, 28.06.2023 / 10.12.1444).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit