Në xhaminë në Shipol të Mitrovicës, hoxha Fatmir Latifaj, arriti t’i pajtojë dy familje të hasmëruara: SADIKU DHE BEGU, të dyja familje me banim në Mitrovicë.
Rasti ka qenë i njohur për tërë opinionin, ku me datën 02.06.2017, disa nxënës përfshihen në një përleshje fizike, në oborrin e shkollës fillore “Fazli Graiçevci”-Shipol, e që rezultoi me plagosjen e rënd të nxënësit Granit Sadiku (fale Zotit shpëtoi pa pasoja), prej dorës së nxënësit tjetër Endrit Begu.
“Fale Zotit, tani për momentin,është duke u kry ky pajtim, para xhumasë, në Xhaminë e Shipolit. Kjo vepër madhështore do të duhej të shkruhet me shkronja të arta! Me respekt admini i faqës zyrtare të Hoxhes!”, thuhet në njoftimin e faqes së Hoxhë Famir Latifajt./Mesazhi.com/