-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Hoxhë Bekir Halimi: I lumtur që isha pjesë e saj, Lidhja e Rinisë Islame, e themeluar 30 vite më parë paraqet themelet e para institucionale të misionit të thirrjes islame

Më të lexuarat

Me 9 qershor 1991, pra, plot 30 vjet më parë, në Shkup u themelua Lidhja e Rinisë Islame.
Me vullnetin e çeliktë dhe dashurinë e madhe ndaj Fjalës së Allahut, përmes aktiviteteve të ndryshme islame nëpër qytetet e Maqedonisë dhe më gjerë, kjo organizatë rinore shërbeu si bërthamë nismëtare për rigjallërimin e ndjenjave fetare te popullata muslimane në përgjithësi, dhe si lokomotivë drejtuese e rizgjimit islam të rinisë së këtyre trojeve në veçanti.
E ngritur mbi supet e shumë të rinjve e të rejave entuziastë/e, kontribues të palodhshëm në ngritjen dhe zhvillimin e punës islame, Lidhja e Rinisë Islame vendosi themelet e para institucionale të misionit të shenjtë të thirrjes islame, e shtrirë dhe përhapur sot në fusha dhe nivele të ndryshme të veprimtarisë islame në vendet tona.
I lumtur dhe krenar që pata nderin dhe mundësinë të jem pjesë e kësaj shoqërie të mirë, bashkë me gjithë ata njerëz të mrekullueshëm dhe aktivistë të palodhshëm, vëllezër e motra në Islam, i lutem të Madhit Zot që ta ketë pranuar këtë angazhim tonin si një vepër të mirë për hir të Tij, si një dëshmi e dashurisë sonë ndaj Tij, si një përpjekje e sinqertë për ngritjen e Fjalës së Tij…

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit