0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hovenier flet pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur sërish për dakordimin me Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshje kjo e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se për SHBA-të është e rëndësishme që ka dakordim për këtë çështje.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Hovenier theksoi se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

“Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ambasadori.

Ambasadori amerikan sot në një postim në Twitter bëri të ditur se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ka takuar sot të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit