-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Hoti ia dorëzon sot Kurtit detyrën e kryeministrit

Më të lexuarat

Avdullah Hoti do t’i dorëzojë sot Albin Kurtit detyrën e kryeministrit, pas zgjedhjeve së tij në krye të ekzekutivit të vendit një ditë më parë.

Kryeministri i derisotshëm është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit.

“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti.

“Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për IPAN-n, diskutimet që kemi bërë me vendet e BE-së veç e veç për procesin e liberalizimit të vizave. Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për procesin e dialogut, marrëveshjen e Washingtonit dhe realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar më tej Hoti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit