Partia e ekstremit të djathtë holandez, PVV, u rendit të hënën në krye të sondazheve pas tri javë procesesh gjyqësore ndaj liderit të saj, Geert Wilders, në gjykim për nxitje të urrejtjes racore…
Partia e ekstremit të djathtë holandez, PVV, u rendit të hënën në krye të sondazheve pas tri javë procesesh gjyqësore ndaj liderit të saj, Geert Wilders, në gjykim për nxitje të urrejtjes racore.
“Nëse do të zhvilloheshin këtë javë zgjedhjet, Partia për Lirinë (PVV) e Geert Wilders do të renditej partia e parë në vend me 33 vende nga 150 që numëron Dhoma e Ulët e Parlamentit të Holandës”, sipas një sondazhi javor të kryer nga Instituti “Maurice de Hond”.
Holandezët do t’i drejtohen kutive të votimit në mars 2017 për zgjedhjet parlamentare. PVV-ja ka aktualisht 12 vende në Dhomën e Ulët.