3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

ShBA – 3 xhamive në Kaliforni u dërgohen letra kërcënuese

Më të lexuarat

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Muslimane (CAIR) bëri thirrje për mbrojtje më të mirë policore të xhamive.

 

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Muslimane (CAIR) bëri thirrje për mbrojtje më të mirë policore të xhamive pasi disa prej tyre në Kaliforni morën letra ku lartësohet presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, ndërsa myslimanët kërcënohen me gjenocid.

CAIR thekson se letra, e fotokopjuar dhe shkruar me të njëjtin shkrim, javën e kaluar u dërgua në Qendrën Islame në Long Beach në jug të Kalifornisë, Qendrën Islame në Claremont dhe Qendrën Islame Evergreen në San Jose, raportohet në edicionin e sotëm “Los Angeles Times”.

Letra ishte adresuar “Fëmijëve të Satanait”, ndërsa në nënshkrim theksohet “Amerikani për Mënyrë më të Mirë”. “Ka sherif të ri në qytet, presidenti Donald Trump. Ai do ta pastrojë Amerikën dhe do ta bëjë ta shkëlqej sërish. Dhe këtë do ta fillojë me myslimanët. Ai do t’ua bëjë juve atë që Hitleri ua bëri hebrenjve”, shkruhet në letër.

Drejtori ekzekutiv i CAIR, Hussam Ayloush, deklaroi se krerët e xhamisë të cilëve u është dorëzuar letra u “dekurajuan nga letra me urrejtje” duke shtuar se “retorika e papërgjegjshme e Trump-it ka inkurajuar vulgaritet, urrejtje dhe mllef mes mbështetësve të tij.”

“Nuk dua të them se Trump ka krijuar racistët, ai këto vetëm i normalizoi. I kujtoj presidentin Trump se ai ka përgjegjësi që të sillet si president i të gjithë amerikanëve”, tha Ayloush.

Zëdhënësi i departamentit policor në San Jose Enrique Garcia tha se policia ka hapur hetim lidhur me letrat në fjalë dhe se rasti konsiderohet si “incident i motivuar nga urrejtja”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit