5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Historia e gjeneralit francez për djalin më të guximshëm

Më të lexuarat

Historia e gjeneralit francez për djalin më të guximshëm


Kjo është historia e një djali egjiptian, i cili u emërua djali më i guximshëm në botë nga një gjeneral francez. Historia e tij ndodhi në fshatin e vogël të Al-Fuka’i, në provincën egjiptiane të Beni Suef, gjatë pushtimit francez, ku gjenerali francez Louis Desaix kishte vendosur forcat e tij derisa mbështetja shtesë e artilerisë mbërriti për të përfunduar pushtimin e Egjiptit të Sipërm.

Një natë, vëmendja e gjeneralit u tërhoq nga zhdukja e një sasie të caktuar armësh nga kampi dhe më pas çështja u përsërit të nesërmen. Kjo është arsyeja pse siguria dhe mbikëqyrja në kamp ishte rritur.

Gjatë mbikëqyrjes së shtuar, një djalë i quajtur Abdus-Setar Adem, vetëm 12 vjeç, u pa teksa hynte fshehurazi në kamp gjatë natës dhe po mblidhte armë që mund t’i merrte për t’ia dorëzuar forcave të rezistencës popullore, kështu që një ushtar francez e ndoqi derisa ai nuk e goditi me shpatë në krah dhe e kapi.


Gjenerali Desaix dëgjoi për djalin e kapur dhe e thirri për ta marrë në pyetje.

Ai e pyeti: “Pse po i vjedh armët e ushtrisë franceze?”
Djali u përgjigj: “Sepse është arma e armiqve të vendit tim”.
Gjenerali pyeti: “Kush ju nxiti në këtë krim?”
Djali tha: “Allahu më frymëzoi të bëj atë që bëra”.
Gjenerali i zemëruar tha: “A e dini se dënimi për këtë krim është varja?”

Djaloshi uli kokën drejt gjeneralit dhe tha: “Ja, ma prisni kokën tani”.

Gjenerali Desaix donte të provonte guximin e djalit, kështu që ai urdhëroi ekzekutimin e tij. Dhe atëherë doli në dritë guximi dhe qëndrueshmëria e djalit. Ai nuk qau, nuk bërtiti, nuk kërkoi falje, por ngriti kokën drejt qiellit dhe lexoi disa ajete nga Kur’ani.

Desaix-it i bëri përshtypje qëndrimi dhe qëndrueshmëria e djalit, kështu që ai e zëvendësoi ekzekutimin me 30 rëna kamxhinj, të cilat djali i duroi pa problem dhe nuk nxirrte zë.

Pas ekzekutimit, gjenerali Desaix i tha: “Djalë, sot do të shkruaj në raportin tim se kam takuar djalin më të guximshëm në Egjiptin e Sipërm, dhe jo vetëm në Egjiptin e Sipërm, por në të gjithë botën”.
Djali Abdus-Setar Adem u përmend gjithashtu nga historiani francez Dominique Vivant Denon në librin e tij “Basse Egypte et Haute Egypte pendant la guerre du général Bonaparte” – “Udhëtim nëpër Egjiptin e Poshtëm dhe të Epërm gjatë luftës së gjeneralit Bonaparte”, dhe ai ishte dëshmitar okular i ngjarjes.
Ai tha: “I ofrova ta birësoja dhe ta rrisja dhe t’i siguroja një të ardhme të lumtur. Djali u përgjigj: “Do të pendoheni që më rritët, sepse unë do të të vras ty dhe me ty sa më shumë armiq të vendit tim”.

Përgatiti: Hoxhë Abdusamed Nasuf Bushatliç

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit