0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Histori Ramazani: Agjërimi si ushtar në Beograd në vitin 1970

Më të lexuarat

Nga Mexhid Yvejsi

Në vitin 1970 isha në shërbimin ushtarak në Beograd. Mbas disa muajve ja mbrrini muaji i Ramazanit. Bona nijetin dhe fillova me agjërue. Agjëronte edhe një shqiptar nga rrethi i Shkupit, i cili kishte krye Medresenë në Shkup dhe shërbente si imam, hoxhë, në fshatin e lindjes.

Pas një jave agjërim, dikush na kishte shpijunue që po agjërojmë dhe na erdhi ftesa me u paraqitë në zyren e komandantit, i cili ishte Gjeneral Major !

Hyra në zyrën e tij, e përshëndeta sipas rregullave, ai i mrrolur rrinte ulur në karrikë, kurse unë në këmbë! Më tha: Kemi informacione se ti agjëron dhe kjo është rreptësisht e ndalueme!

U përgjigja: Po, informacionet që keni janë të sakta, por sipas Kushtetutes të Bashkësive Fetare në Jugosllavi veprimtaria fetare, duke përfishirë agjërimin është e lejuar për Kishen Orthodokse, Kishen Katolike, Bashkësinë Islame, si edhe për Adventistët, Metodistet, Dëshmitarët e Jehovait etj.

Gjenerali u çue në këmbë, ishte i madh me trup, unë i vogël, më tha ku i ke mësue këto? I kam mësue nga Kushtetuta, ku në faqën 35 shkruan për liritë fetare… !

Më tha jeni i lirë dhe vazhdoni bashkë me shokun tuej nga rrethi i Shkupit!
Tue zbritë shkallëve, me shokun-hoxhen nga Shkupu,nga gëzimi u përqafuem, filluem me Bismilah me këndue me zë të ulët suren el-Fatiha…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit