3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Histori – Ai që të tradhton një herë, të tradhton edhe për herë të dytë

Më të lexuarat

Histori

Kur Xhengis Hani e rrethoi Buharën, ai nuk mundi ta pushtonte atë, kështu që ai u shkroi banorëve të qytetit:
“Ai që kthehet në anën tonë, është i sigurt.”
Banorët e Buharës u ndanë në dy grupe.
Grupi i parë prej tyre nuk pranoi t’i bindej Xhengis hanit, ndërsa grupi i dytë ra dakord.
Ai u shkroi atyre që pranuan t’i nënshtroheshin atij:
“Nëse na ndihmoni t’i luftojmë ata që janë pranë jush e që na refuzuan, ne do t’jua besojmë qytetin ju!”
Disa prej tyre ndoqën urdhrin e tij dhe mes dy grupeve shpërtheu lufta.
Në fund fituan përkrahësit e Xhengis hanit, por befasija e madhe ishte kur pushtuesit morën armët dhe filluan t’i vrasin.
Pastaj Xhengis hani i tha këto fjalë:
“Po të ishin besnik, ata nuk do të kishin tradhtuar vëllezërit e tyre për ne, gjersa ne ishim të huaj për ta!”

Porosia:
Ai që të tradhton një herë, të tradhton edhe për herë të dytë.”

Ibn el-Ethir, 1160-1234.

/Hoxhë Irfan Salihu/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit