15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

MOS U ZMBRAPSNI NGA KJO RRUGË

Më të lexuarat

Zemra gëzohet shumë kur shikon njerëz që janë në krye të detyrës së tyre për ta mbrojtur Islamin:
Ata që kujdesen për xhamitë, si imam, myezinë, ligjërues, mësues, përmirësues apo si nxënës që e mësojnë Kuranin.

Ata që janë në krye të detyrës në rrjetet sociale, duke shpërndarë mësime, duke i ftuar të tjerët në udhëzim dhe duke i promovuar bukuritë e Islamit.

Ata që kujdesen për drejtësinë, që ajo të vihet në vend, t’u ndihmohet të dobëtëve, të ndëshkohen të padrejtët në gjykatë, etj.
Ata që kujdesen t’u japin ushqim e pije të varfërve, mysafirëve të Allahut – vizitorëve të vendeve të shenjta, kujdesen për bonjakët dhe qëndrojnë të gatshëm për të bërë mirë në secilën mundësi që u ofrohet.

Ndihmojuni këtyre vëllezërve tuaj, inkurajoni ata dhe luteni Allahun për ta. Ngase, këta njerëz janë shembulli i Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e cila me fjalët, qëndrimin, madje edhe me heshtjen e saj, ishte krah dhe ndihmë për të Dërguarin e Allahut ﷺ.

Qëndroni në krye të detyrës për t’i shërbyer kauzave të fesë së Allahut të Lartësuar, jeni në shërbim të fesë së Tij. Për aq kohë sa jeni duke i kryer këto detyra, jini të vetëdijshëm që ju jeni duke kryer një adhurim,madje njërin nga adhurimet më të vlefshme. Për këtë unë ju përgëzoj me premtimet më madhështore të Allahut.
Jini të duruar, mos u dëshpëroni dhe as mos u zmbrapsni nga kjo rrugë.

/Fehd Al-ammari (Gjykatës në Mekë) – Përktheu Hoxhë Mirell Mazelli/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit