3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hipokrizi evropiane – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Hipokrizi evropiane

Thonë se sporti nuk merret me politikë dhe se i bashkon njerëzit!
Në fakt sporti ka qenë një nga mjetet më efikase të politikës për të shprehur hegjemoninë e një kulture të caktuar.
Ndeshjet sportive dhe kampionatet ndërkombëtare mes ekipeve kombëtare janë parë dhe vlerësuar si ndeshje të vetë kombeve në arenën ndërkombëtare. Luftërave të dikurshme me armë i janë shtuar apo zëvendësuar edhe me betejat sportive nëpër arenat e sportit. Sporti mobilizon shpesh po aq emocion sa edhe vetë lufta, dhe fitorja apo humbja në to konsiderohet si krenari apo humbje kombëtare.

Kështu që një evenimenti botëror, më i madhi sportiv, siç është botërori i futbollit, nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së agjendës globale politike të (d)ylberëve, që nga agjendë shoqatash lokale e kanë kthyer në agjendë politikash shtetërore dhe ekipesh sportive.

Slogani “No racism” që futbolli shpesh promovon nëpër skenat e stadiumeve, në një vend arab musliman si Katari, është kthyer për disa ekipe në të kundërt, duke promovuar “racizmin kulturor”, përmes imponimit me çdo kusht të një kulture të huaj, për më tepër perverse, dhe përçmimit të kulturës dhe fesë së mirëpritësve vendas.

Evropa p.sh. nuk do t’ia dijë për atë që përjetojnë palestinezët, por ndërkohë zullumqarët e tyre jashtë çdo logjike gjeografike i ka bërë pjesë të evenimenteve të saj të sportit dhe të artit!

Evropa është e fundit që mund t’i japë leksione morale dhe kulturore botës, ndërkohë që është ajo që më shumë se çdokush tjetër ka shkelur moralin dhe ka shkatërruar dhe grabitur kulturën e të tjerëve nëpër botë.

Evropa nuk duhet ta harrojë atë që Samuel P. Huntigton ka thënë për të:
“Perëndimi ngadhënjeu botën jo përmes epërsisë së ideve të tij ose vlerave apo fesë, por për shkak të epërsisë në zbatimin e dhunës së organizuar. Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë fakt, joperëndimorët asnjëherë nuk e harrojnë.” (Përplasja e Qytetërimeve fq.70)

Që inatin e kanë me vetë Islamin kjo dihet, dhe kjo jo vetëm se nuk besojnë në vërtetësinë e mesazhit të tij, por se është e vetmja fe që ka prodhuar një kulturë masive me shtrirje të gjerë tepër rezistente ndaj hegjemonisë së tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit