6.9 C
Pristina
Monday, December 5, 2022

ATK thirrje bizneseve: Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit

Më të lexuarat

Administrata Tatimore e Kosovës, ua ka rikujtuar edhe njëherë të gjithë personave që merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues/Numër Fiskal, të deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Gjithashtu, ATK u ka bërë me dije atyre se zhvillimin e veprimtarisë ekonomike duhet ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore.

ATK me këtë rast thotë se aktivitetet e tyre do të përqendrohen pikërisht tek veprimtaritë që nuk po i përmbushin detyrimet ligjore, duke i inkurajuar t’u përgjigjen sa më shpejtë obligimeve tatimore, në mënyrë që të mos jenë edhe më tutje cak i ndëshkimeve të përcaktuara me ligj, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas ATK-së, disa nga tatimpaguesit me veprimtaritë në vijim, nuk janë duke e zbatuar këtë obligim, prandaj u bëhet thirrje që të regjistrohen apo përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Veprimtaritë që më së shumti janë subject i mospërmbushjes së tatimeve janë sin ë vazhdim:

-Ndërtimtaria – Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

-Tregtia – Bizneset dhe personat fizikë të cilët merren me aktivitete tregtare të mallrave të konsumit të gjerë, teksilit, etj.

-Shërbimet profesionale, artistike dhe zbavitëse – Avokatët – Noterët, Kontabilistët, Këngëtarët, Internet kafetë, Zyrat që ofrojnë shërbime konsulente, Shërbimet e ndryshme elektronike, Floktarët/Sallonet e ondulimit, Rrobaqepësit, Piktorët, Kompozitorët si dhe personat fizik të cilët merren me veprimtari artistike, siç mund të jenë industritë muzikore, etj. Zyrat projektuese – arkitektët, Bizneset dentare, etj.

-Patundshmëritë / Qiradhënësit – Personat fizikë dhe bizneset të cilët lëshojnë objekte afariste apo banesore me qira.

-Agrikulturë dhe mineraleve – Bizneset dhe personat fizikë të cilët merren me kultivimin dhe tregtimin e pemëve dhe perimeve, Kultivuesit e serave të ndryshme, Fermerët e ndryshëm në blegtori dhe shpezëtari, Plantazhet, Gurëthyesit, Tregtarët e rërës, Eksploatuesit e ndryshëm të mineraleve, etj.

-Punëdhënësit që nuk deklarojnë punëtorët – Të gjithë punëdhënësit që nuk deklarojnë punëtorët e tyre dhe nuk mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për ta. /Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit