1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Më të lexuarat

Teksti i himnit të Maqedonisë së Veriut është plotësisht monoetnik, pasi ai i kushtohet vetëm popullit maqedonas, ndërsa injoron plotësisht ekzistimin e etnive tjera brenda vendit, e cila ka shkaktuar pakënaqësi tek ta dhe kërkohet ndryshimi i saj me qëllim pasqyrimin e karakterit multietnik të vendit, po që në të njejtën kohë ky tekst mund të shkaktojë kontest me fqinjët tjerë, shkruan Zhurnal.

Himni i Maqedonisë së Veriut është shkruar në vititn 1941 me autorë Vlado Maleski dhe muzikë të Todor Skalovskit, e që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u miratua si hymn zyrtarë i Republikës Socialiste të Maqedonisë, e cila u ndryshua disa herë dhe për të cilën sot ka tre versione. Hymni që sot është zyrtarë është thuajse ai i Todor Skalovskit, me disa ndryshime të vogla i cili u miratua më 11 gusht të vitit 1992, por që i njëjti u kundërshtua në atë kohë nga shqiptarët që votuan kundër saj.

Teksti i himnit të Maqedonisë së Veriut është :

Sot, mbi Maqedoninë ka lindur një diell i ri i lirisë!,
Maqedonasit po luftojnë, për të drejtat e tyre!
Maqedonasit po luftojnë, për të drejtat e tyre!

Flamuri i Republikës së Krushevës po valvitet përsëri !
Goce Delçev, Pitu Guli, Dame Gruev, Sandanski!
Goce Delçev, Pitu Guli, Dame Gruev, Sandanski!
Malet maqedonase po këndojnë me zë të lartë, këngë të reja, gazeta të reja!
Maqedonia është e lirë, jeton e lirë!
Maqedonia është e lirë, jeton e lirë!

Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik brenda vendit, të cilët përbëjnë 25 % të popullatës, por ata në tekstin e himnit zyrtar të vendit nuk paraqiten askund, pasi ata nuk përmenden në asnjë strofë, apo varg, që është një injorim total i prezencës dhe rolit të saj brenda vendit. Kjo ka shkaktuar reagim tek ta dhe kërkojnë ndryshim të këtij teksti ku ata nuk janë të përfaqësuar si etni, pasi ai jo vetëm që mohon prezencën e tyre, por njëkohësisht është i karakterit të pastër monoetnik, e që është një goditje ndaj realitetit multietnik të vendit, shkruan Zhurnal.

Kontesti afro tre dekada mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kishte të bënte për emrin MAQEDONI, ku pala helene nuk e pranonte atë dhe kërkonte nga Shkupi që ta ndryshonte, e që i nejti i kushtoi shumë vite vendit tonë ngecje në proceset integruese, por që u tejkalua me marrëveshjen e Prespës në të cilën vendi ynë ndryshoi emrin. Përmendja e këtij emri në tekstin zyrtarë të himnit mund të shkaktojë reagimin e palës greke, pasi në bazë të marrëveshjes ky emër nuk mund të përdoret zyrtarisht për vendin tonë pa prapashtesën e Veriut.

Ky tekst mund të shfaqet si një problematikë shtesë në zgjidhjen e kontestit që tani ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë, e cila ka përdorur veton për të bllokuar hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Si pjesë e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve janë edhe figurat historike si ajo e Goce Dellçevit, i cili përmendet në tekstin e himnit, e që kjo me shumë gjasë do të kontestohet nga Sofja, e që në rast të një marrëveshje përfundimtare mund të kërkonte ndryshimin e asaj pjese ku përmendet kjo figurë historike.

Maqeonia e Veriut si një shtet multietnik, duhet që ta ndryshojë këtë tekst me qëllim përfshirjen e të gjitha etnive në të, me qëllim që të gjth qytetarët të ndjehen pjesë e këtij shteti, të punojë dhe të ndihen krenar me të.//Zhurnal.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit