-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

HESHTA SEPSE ZËRIN E HUMBA PËR SHKAK TEJE

Më të lexuarat

Asaj i tha: Më fal, nuk e kisha për qëllim të dëmtoj, e ajo heshti!

Më fal, nuk e kisha qëllimin të lëndoj, e ajo heshti!

Më fal, s’do të jem pas sotit më i yti, e ajo heshti.

Më fal, nëse e vendosi të të harroj, e ajo heshti!

Më fal, nuk jam mësuar të përballoj heshtjen tënde, e ajo qau!

Ajo e mori një letër dhe lapsin dhe në të shkroi:

Më fal, nuk e kisha për qëllim të dua.

Më fal, nuk e kisha nijetin të dashuroj.

Më fal, sa e sa dëshiroja të harroj.

Më fal, s’do të shpresoj më pas sotit në ndershmërinë tënde.

Më fal, unë heshta sepse zërin e humba për shkak teje!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit