0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Heroi saudit që shpëtoi shumë njerëz në një pomp benzine, humb familjen e tij nga zjarri që i ra në shtëpi

Më të lexuarat

Javën e kaluar, një njeri nga Arabia Saudite kishte shtyer me makinën e tij një makinë tjetër që po digjej në pompë benzine në Rijad, duke shpëtuar më shumë se 50 jetë njerëzish.

Pas disa dite Sultan bin Muhamaed Al-Rajban që ishte dekoruar me titullin “hero kombëtar”, ka humbur familjen e vet në një zjarr që kishte kapluar shtëpinë e tyre, e cila la të vdekur nënën e tij dhe dy vllezër e motrat e tij.

Sipas Policisë djegia kishte ndodhur për shkak të një defekti në rrymë që kishte shkaktuar në shkurtlidhje në dhomën e ndejës dhe në katin përdhesë. Familja ishte në gjumë dhe është asfiksuar nga tymi.

Në fillim të Tetorit, Rajban ishte duke dalur nga xhamia kur pa një zjarr të madh tek një makinë që po digjej afër një pompe benzine në Rijad. Ai kur pa skenën vendosi të ndërhyj: “Ishte skenë dramatike me shumë civilë afër makinës dhe të tjerë afër bankomatit. E ndjeva se urgjentisht duhet bërë një hap të fuqishëm për të bërë vendin të sigurt për të gjithë dhe nuk e ndalja dot veten.” ka thënë Rajban.

“U futa në makinën time, vozita drejt makinës që po digjej dhe e shtyva andej për të parandaluar tragjedinë që pritej të ndodhte.” ka shtuar ai.

Ky ka qenë një akt që shumë njerëz me rëndësi dhe udhëheqje e kanë vlerësuar lartë për kontributin e tij. Shumë të tjerë pas kësaj që i ka ndodhur në familjen e tij kanë shprehur ngushëllime të thella.

Përkthehu: Nexhmedin Kalisi -/KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=-6elNITMrSw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit