2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Haxhiu sqarohet për vaksinat nga Norvegjia, kërkon nga MSH-ja ta publikojë datën e skadimit

Më të lexuarat

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është sqaruar lidhur me deklaratën se disa prej vaksinave të sjella nga Norvegjia janë me afat të skaduar, deklaratë kjo e demantuar nga autoritetet norvegjeze, teksa ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të publikohet data e skadimit të vaksinave AstraZeneca për imunizimin e koronavirusit.

Haxhiu, ka thënë se shqetësimi i tij ka qenë se pse ky donacion nuk është pranuar në prill, por në qershor të këtij viti.

“Pyetja ime ka qenë për MSH-në në zbatim të ligjit, për pranimin e donacioneve dhe atë që unë kam kërkuar sqarim nga MSH-ja, donacioni i cili është pranuar, të na sqarojë se pse Instituri Kombëtar i Shëndetësisë së Norvegjisë më 11 mars, kur ka tërhequr Astra Zenecën nga përdorimi ka deklaruar që ka 180 mijë ose më shumë vaksina në depo dhe nuk është ajo deklaratë e imja, por është deklaratë e Institutit të Shëndetësisë Publike, të cilët deklarojnë se nga këto vaksina, 58.200 u skadon më 30 qershor dhe të tjerave më 30 korrik”, deklaroi ai në T7.

“Ky institut, më datën 22 prill, deklaron që në stok ka gjithsej 216 mijë vaksina Astra Zeneca prej të cilave, 24 mijë janë vaksina të cilat i takojnë Johnson&Johnson dhe se edhe ato, Instituti i Shëndetit Publik thotë se afati i skadimit të këtyre vaksinave është fundi i qershorit për një pjesë dhe pjesën tjetër fundi i korrikut”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit