Kandidati i pavarur për Komunën e Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka fituar mbi 58 për qind të votave të qytetarëve të kësaj komune.
Me këtë, Suma ka fituar edhe një garë për të parin e kësaj komune.
Ai ka mposhtur kundërkandidatët, si atë të PDK-së po ashtu edhe të LDK-së, me diferencë të madhe të votave.
Dhe të gjithë këtë, Suma e ka bërë madje pa bërë asnjë ditë fushatë.