Haxhi është një shtyllë prej shtyllave të islamit, është obligim i prerë për secilin musliman që ka mundësi ta kryej, është vepër me vlerë të madhe dhe vepër me shumë këshilla dhe mësime.
Njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri, nuk duhet ta lëjë pas shpine këtë ibadet, sepse dobitë dhe dhuratat që i fiton muslimani nga ky ibadet janë të shumta.
Ai i cili e mohon këtë ibadet del prej gjirit islam dhe largohet nga xhemati i muslimanëve.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَأَذَانٌ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ إِلَى النَّاسِ يَوْمَ الْحَجِّ الْأَكْبَرِ أَنَّ اللَّهَ بَرِيءٌ مِنْ الْمُشْرِكِينَ وَرَسُولُهُ فَإِنْ تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ وَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِي اللَّهِ وَبَشِّرْ الَّذِينَ كَفَرُوا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ(3)
“Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t’i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm”. (Et-Teube: 3).
وَأَذِّنْ فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ(27)
“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta”. (El-Haxhxh: 27).
إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِلْعَالَمِينَ(96) فِيهِ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ مَقَامُ إِبْرَاهِيمَ وَمَنْ دَخَلَهُ كَانَ آمِنًا وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنْ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًا وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْ الْعَالَمِينَ(97)
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerzëimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran: 96-97).
الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ فَمَنْ فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي الْحَجِّ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ يَعْلَمْهُ اللَّهُ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى وَاتَّقُونِي يَاأُوْلِي الْأَلْبَابِ(197)
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. اka punoni nga e mira All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time”. (El-Bekare: 197).
وَأَتِمُّوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ فَإِنْ أُحْصِرْتُمْ فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنْ الْهَدْيِ وَلَا تَحْلِقُوا رُءُوسَكُمْ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْيُ مَحِلَّهُ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ بِهِ أَذًى مِنْ رَأْسِهِ فَفِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ فَإِذَا أَمِنتُمْ فَمَنْ تَمَتَّعَ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنْ الْهَدْيِ فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ فِي الْحَجِّ وَسَبْعَةٍ إِذَا رَجَعْتُمْ تِلْكَ عَشَرَةٌ كَامِلَةٌ ذَلِكَ لِمَنْ لَمْ يَكُنْ أَهْلُهُ حَاضِرِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِوَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ(196)
“E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra keni dro All-llahun dhe dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Bekare: 196).
Pra, haxhxhi është obligim sipas Kur’anit, sunnetit dhe sipas ixhmasë së muslimanëve. Andaj ai, i cili e mohon këtë obligim, konsiderohet renegat nëse është prej muslimanëve, kurse i pahyrë në Islam, nëse ka qenë jomusliman.
Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Ai që ka mundësi të shkojë në haxhxh, e nuk shkon, nuk e di si vdes, a si jehudi, ose si i krishter”. Ibn Kethiri thotë se senedi i kësaj thënje është sahih.
Gjithashtu ka thënë: “Kam dëshiruar të dërgojë njerëz në këto vende dhe të shikojnë ata që kanë pasur mundësi të shkojnë në haxhxh, e s’kanë shkuar, t’i detyrojë të japin xhizje, sepse ata nuk janë musliman, ata nuk janë musliman”.
Definicioni i haxhxhit është: shkuarja në Qabe me qëllim të tafavit, sa’jit, qëndrimit në Arafat dhe kryerjen e tërë adhurimeve që janë atje, duke iu përgjigjur All-llahut dhe për të fituar kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala].
Urtësitë e haxhxhit janë të shumta, mirëpo kryesoret janë përkujtimi i ahiretit dhe pastrimi nga mëkatet.
Kush e ka obligim shkuarjen në haxhxh?
Për t’iu bërë haxhxhi obligim një muslimanit duhet t’i përmbushë këto kushte:
1- Të jetë musliman, sepse ai që s’është musliman asnjë vepër nuk i kërkoeht, pasiqë nuk pranohen veprat pa iman.
2- Të jetë i mençur, sepse nga i çmenduri nuk kërkohet asnjë obligim.
3- Të jetë i moshëritur, domethënë të ketë hyrë në bylyg, sepse i mituri nuk obligohet me asgjë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Është ngritur lapsi nga tre njerëz: çmenduri derisa t’i vijnë mednët, nga ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe nga foshnja derisa të hyjë në bylyg”. (Ahmedi, hadithi sahih).
4- Mundësia, që nënkupton ushqim, mjet udhëtimi, shëndet dhe siguri gjatë rrugës. Përndryshe nuk e ka obligim, sepse është e kushtëzuar me “për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”.
Haxhi është obligim një herë në jetë. Në këtë gjë janë të një mendimi mbarë dijetarët musliman.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ : خَطَبَنَا رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ : (( يَا أَيُّهَا النَّاسُ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْحَجُّ ، قَالَ : فَقَامَ الْأَقْرَعُ بْنُ حَابِسٍ فَقَالَ: فِي كُلِّ عَامٍ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ : لَوْ قُلْتُهَا لَوَجَبَتْ وَلَوْ وَجَبَتْ لَمْ تَعْمَلُوا بِهَا أَوْ لَمْ تَسْتَطِيعُوا أَنْ تَعْمَلُوا بِهَا فَمَنْ زَادَ فَهُوَ تَطَوُّعٌ ))
“O ju njerëz, u është bërë obligim haxhxhi. U ngrit, El-Ekre’ ibn Habisi e tha: a për çdo vjet, o i Dërguar i All-llahut? Tha: po të thoja, po, do të bëhej obligim, e po të bëhej obligim, nuk do ta vepronit, ose nuk do të mundeshit ta veproni. Andaj kush bënë ma shumë herë haxhxh, ajo është vullnetarisht”. (hadithi është sahih, Ahmedi dhe të tjerët).
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: خَطَبَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ النَّاسَ فَقَالَ : (( إِنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ قَدْ فَرَضَ عَلَيْكُمُ الْحَجَّ فَقَالَ رَجُلٌ فِي كُلِّ عَامٍ فَسَكَتَ عَنْهُ حَتَّى أَعَادَهُ ثَلَاثًا فَقَالَ لَوْ قُلْتُ نَعَمْ لَوَجَبَتْ وَلَوْ وَجَبَتْ مَا قُمْتُمْ بِهَا ذَرُونِي مَا تَرَكْتُكُمْ فَإِنَّمَا هَلَكَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ بِكَثْرَةِ سُؤَالِهِمْ وَاخْتِلَافِهِمْ عَلَى أَنْبِيَائِهِمْ فَإِذَا أَمَرْتُكُمْ بِالشَّيْءِ فَخُذُوا بِهِ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَإِذَا نَهَيْتُكُمْ عَنْ شَيْءٍ فَاجْتَنِبُوهُ )) مسلم
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u mbajti hutbe njerëzve e u tha: “All-llahu ua ka bërë obligim haxhxhin. U ngrit një njeri dhe tha: për çdo vjet? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] heshti derisa ai e përsëriti këtë pyetje tre herë. Pastaj tha: “Po të thoja po, do të bëhej obligim, kurse ju nuk do ta kryenit këtë obligim. Atë që e lë unë lëreni edhe ju, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar duke i pyetur dhe duke polemizuar shumë me pejgamberët e tyre. Kur të ju urdhëroj për ndonjë gjë, veproni sa të keni mundësi, kurse kur të ju ndaloj nga ndonjë vepër, largohuni sa të keni mundësi”. (Muslimi).
Edhe atë pa e vonuar aspak. Të këtij mendimi janë Ebu Hanifeja, Ebu Jusufi, Maliku, Ahmedi dhe disa dijetarë shafiit.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ وَالْفَضْلِ أَوْ أَحَدِهِمَا عَنِ الْآخَرِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( مَنْ أَرَادَ الْحَجَّ فَلْيَتَعَجَّلْ فَإِنَّهُ قَدْ يَمْرَضُ الْمَرِيضُ وَتَضِلُّ الرَّاحِلَةُ وَتَعْرِضُ الْحَاجَةُ ))
“Kush dëshiron të bëjë haxhxh le të nxitojë, sepse mund të sëmuret, ose ta humb mjetin bartës ose t’i del ndonjë punë”. (Ahmedi dhe të tjerët, hadithi është sahih).
Mirëpo ai i cili ka mundësi është shumë e pëlqyeshme që të shkojë në çdo pesë vjet.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إن الله يقول : إن عبداً أصححت له جسمه و وسعت عليه في المعيشة تمضي عليه خمسة أعوام لا يفد إلى لمحروم ))
“All-llahu thotë: robit të cilit i kam dhënë shëndet dhe ia kam zgjëruar rizkun, nëse i kalojnë pesë vjet pa ardhur te Unë, le ta dijë së është i privuar”. (hadithi është sahih, tra. Ebu Ja’la, Ibn Hibbani etj.).
Vlera e haxhxhit
Vlera e haxhxhit del në shesh në disa aspekte prej tyre janë edhe këto:
1- Haxhxhi është vepra ma e mirë.
(( أفضل الأعمال : الإيمان بالله وحده ثم الجهاد ثم حجة مبرورة تفضل سائر الأعمال كما بين مطلع الشمس إلى مغربها )) أحمد
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Vepra më e mirë është besimi në All-llahun, Një, pastaj xhihadi, pastaj haxhxhi i pranuar. Këto vepra janë më të mira sesa veprat tjera sa është larg lindja nga perendimi”. (hadithi është sahih, Ahmedi).
2- Haxhxhi është xhihad.
)) ألا أدلك إلى جهاد لا شوكة فيه : حج البيت ))
Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: unë jam frikacak dhe i dobët. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjegj: “A të tregojë një xhihad pa lodhje: shko në haxhxh”. (Taberaniu, hadithi është sahih).
(( الحج جهاد كل ضعيف))
“Haxhxhi është xhihad i secilit njeri të dobët”. (Bejhakiu, hadithi është hasen).
(( لكن أفضل الجهاد : حج مبرور ))
Aisheja [radijall-llahu anha] thotë: O i Dërguar i All-llahut, a është xhihadi vepra më e mirë? Pse mos të bëjmë xhihad? Tha: për ju është xhihadi më i mirë: haxhxhi i pranuar”. Aisheja [radijall-llahu anha] tha kurrë nuk do ta lë haxhxhin pasiqë e dëgjova këtë prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Buhariu dhe Muslimi).
3- Haxhxhi i shlyen mëkatet.
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: (( مَنْ حَجَّ هَذَا الْبَيْتَ فَلَمْ يَرْفُثْ وَلَمْ يَفْسُقْ رَجَعَ كَمَا وَلَدَتْهُ أُمُّهُ ))
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush bën haxhxh në këtë Shtëpi (Qabe), e nuk ban mëkate dhe nuk flet fjalë të ndyta, kthehet si atë ditë që e ka lind nëna (ipastër prej mëkateve)”. (Buhariu dhe Muslimi).
عن عَمْرَو بْنَ الْعَاصِ … (( فَلَمَّا جَعَلَ اللَّهُ الْإِسْلَامَ فِي قَلْبِي أَتَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقُلْتُ ابْسُطْ يَمِينَكَ فَلْأُبَايِعْكَ فَبَسَطَ يَمِينَهُ قَالَ فَقَبَضْتُ يَدِي قَالَ مَا لَكَ يَا عَمْرُو قَالَ قُلْتُ أَرَدْتُ أَنْ أَشْتَرِطَ قَالَ تَشْتَرِطُ بِمَاذَا قُلْتُ أَنْ يُغْفَرَ لِي قَالَ أَمَا عَلِمْتَ أَنَّ الْإِسْلَامَ يَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلَهُ وَأَنَّ الْهِجْرَةَ تَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلِهَا وَأَنَّ الْحَجَّ يَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلَهُ )) مسلم
Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] thotë: “Kur All-llahu e futi Islamin në zemrën time, erdha te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashë: zgjate dorën të të besatohem. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e zgjati dorën, mirëpo unë e mblodha dorën, kurse ai më tha: çka ke o Amr? I thashë: dëshiravo të të kushtëzoj. Më tha: ç’ka dëshirove të kushtëzosh? I thashë: të mi falë All-llahu mëkatet. Tha: “a nuk e di se Islami i rrënon mëkatet e mëprashme, se hixhreti i rrënon mëkatet e mëparshme dhe se haxhxhi i rrënon mëkatet e mëprashme”. (Muslimi).
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ قَالَ : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( تَابِعُوا بَيْنَ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ فَإِنَّهُمَا يَنْفِيَانِ الْفَقْرَ وَالذُّنُوبَ كَمَا يَنْفِي الْكِيرُ خَبَثَ الْحَدِيدِ وَالذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَلَيْسَ لِلْحَجَّةِ الْمَبْرُورَةِ ثَوَابٌ إِلَّا الْجَنَّةُ )) الترمذي
Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “vazhdoni haxhin dhe umren, sepse ato i anulojnë varfërinë dhe mëkatet ashtu siç anulon zjari fëlliqësirën e hekurit, arit dhe argjendit. Kurse haxhxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhennetit”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).
4- Haxhxhiu është mysafir i All-llahut.
سَمِعْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( وَفْدُ اللَّهِ ثَلَاثَةٌ الْغَازِي وَالْحَاجُّ وَالْمُعْتَمِرُ)) النسائي
Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mysafirët e All-llahut janë tre lojë njerëzish: luftari, haxhxhiu dhe umrexhiu”. (Nesaiu, hadithi është sahih).
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ قَالَ : (( الْحُجَّاجُ وَالْعُمَّارُ وَفْدُ اللَّهِ إِنْ دَعَوْهُ أَجَابَهُمْ وَإِنِ اسْتَغْفَرُوهُ غَفَرَ لَهُمْ )) إبن ماجة
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Haxhxhinjtë dhe umrexhitë janë mysafirët e All-llahut, nësi i luten U përgjigjet, e nëse kërkojnë falje, All-llahu ua falë”. (Ibn Maxhe, hadithi është sahih).
5- Haxhiu fiton shpërblim të madh.
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ : (( الْعُمْرَةُ إِلَى الْعُمْرَةِ كَفَّارَةٌ لِمَا بَيْنَهُمَا وَالْحَجُّ الْمَبْرُورُ لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلَّا الْجَنَّةُ )) البخاري
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Umreja deri në umren tjetër i shlyenë mëkatet që janë bërë mes tyre, kurse haxhxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhennetit”. (Buhariu).
(( ما أهل مهل قط إلا بشر و لا كبر مكبر قط إلا بشر ، قيل: بالجنة؟ قال : نعم )). طبراني ، حسن
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo herë që haxhxhiu bënë tehlil (thotë la ilahe il-lall-llah) ose bënë tekbir (thotë: All-llahu ekber), përgëzohet. I thanë: me xhennet? Tha: po”. (Taberaniu, hadithi është hasen).
عَنِ ابْنِ عُبَيْدِ بْنِ عُمَيْرٍ عَنْ أَبِيهِ أَنَّ ابْنَ عُمَرَ كَانَ يُزَاحِمُ عَلَى الرُّكْنَيْنِ زِحَامًا مَا رَأَيْتُ أَحَدًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَفْعَلُهُ فَقُلْتُ يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ إِنَّكَ تُزَاحِمُ عَلَى الرُّكْنَيْنِ زِحَامًا مَا رَأَيْتُ أَحَدًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُزَاحِمُ عَلَيْهِ فَقَالَ إِنْ أَفْعَلْ فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : (( إِنَّ مَسْحَهُمَا كَفَّارَةٌ لِلْخَطَايَا وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ مَنْ طَافَ بِهَذَا الْبَيْتِ أُسْبُوعًا فَأَحْصَاهُ كَانَ كَعِتْقِ رَقَبَةٍ وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ لَا يَضَعُ قَدَمًا وَلَا يَرْفَعُ أُخْرَى إِلَّا حَطَّ اللَّهُ عَنْهُ خَطِيئَةً وَكَتَبَ لَهُ بِهَا حَسَنَةً )) الترمذي ، صحيح
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “kush i bënë shtatë tavafa rreth kësaj shtëpie (qabes) dhe i numëron, shpërblehet si të ketë liruar një rob dhe çdo këmbë që e lëshon ose e ngritë, i bijnë mëkate dhe i shkruhen sevape”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).
(( من طاف بالبيت سبعا و صلى ركعتين كان كعتق رقبة )) البيهقي ، صحيح
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i bënë shtatë tavafe rreth shtëpisë (qabes) dhe i fal dy rekate, shpërblehet si të ketë liruar një rob”. (Bejhakiu, hadithi është sahih).
(( ما ترفع إبل الحاج رجلا و لا تضع يداً إلا كتب الله تعالى له بها حسنة أو محا عنه سيئة أو رفعه بها درجة )) البيهقي ، حسن
“Deveja e haxhxhiut për çdo hap që e bën, All-llahu i shkruan një shpërblim, ia fshinë një mëkat dhe e ngritë një shkallë”. (Bejhakiu, hadithi është hasen).
((أما خروجك من بيتك تؤم البيت الحرام فإن لك بكل وطأة تطؤها راحلتك يكتب الله لك بها حسنة و يمحو عنك بها سيئة .
و أما وقوفك بعرفة: فإن الله عز و جل ينزل إلى السماء الدنيا فيباهي بهم الملائكة ، فيقول : هؤلاء عبادي جاؤوني شعثاً غبراً من كل فج عميق، يرجون رحمتي و يخافون عذابي و لم يروني ، فكيف لو رأوني؟ فلو كان عليك مثل رمل عالج أو مثل أيام الدنيا أو مثل قطر السماء ذنوباً غسلها الله عنك .
و أما رميك الجمار فإنه مدخور لك.
و أما حلقك رأسك فإن لك بكل شعرة تسقط حسنة ، فإذا طفت بالبيت خرجت من ذنوبك كيوم ولدتك أمك )) الطبراني ، حسن
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kur të dalish nga shtëpia me qëllim të vizitosh Shtëpinë Haram, për çdo hap që e bënë mjetësi bartës i yti, All-llahu ta shkruan një shpërblim dhe ta fshinë një mëkat. E kur të dalish në Arafat, All-llahu do të zbret në qiellin e dunjasë dhe do tu krenohet melekëve duke thënë: këto janë robërit e Mi, më kanë ardhur të raskapitur dhe të pluhërosur nga çdo vend i largët, duke shpresuar Mëshirën Time dhe duke i frikësuar nga Denimi Im, edhe pse nuk më kanë parë. Vallë çka do të bënin, po si të më shihnin? Edhe po pate mëkate se kokrat e rërës, ose sa ditët e botës, ose sa pikat e shiut, All-llahu do t’i lante ato mëkate.
E kur të gjuajsh gurët, shpërblimin e kësaj do ta rezervon për ty (në ahiret).
E kur të rruash kokan, për çdo qime që të bjer, fiton një shpërblim, e kur të bëshë tavaf rreth shtëpisë, dalish prej mëkateve si atë ditë që të ka lind nëna”. (Taberaniu, hadithi është hasen).
(( إن لكِ من الأجر على قدر نصبك و نفقتك )) الحاكم ، حسن
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Aishes [radijall-llahu anha] i ka thënë: “Do të shpërblehesh aq sa lodhesh dhe harxhon”. (Hakimi, hadithi është hasen).
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: (( مَا الْعَمَلُ فِي أَيَّامٍ أَفْضَلَ مِنَ الْعَمَلِ فِي عَشْرِ ذِي الْحِجَّةِ قِيلَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ قَالَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْجِعْ بِشَيْءٍ )) البخاري
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Veprat në asnjë ditë nuk janë ma të mira se sa në dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes. Thanë: as xhihadi në rrugë të All-llahut? Tha: as xhihadi në rrugë të All-llahut, përveç njeriut, i cili del me vetveten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë”. (Buhariu).
Disa tregime nga udhëtimet e selefit për në haxhxh
Muxhahidi thotë: e shoqërova Ibn Omerin për në haxhxh që ta shërbeja, mirëpo ai më shërbente.
Shumë dijetar nga selefi i kushtëzonin shokët e rrugës që tu shërbejnë gjatë udhëtimit, me qëllim të fitimit të shpërblimit.
Kurse Ibrahim ibn Ed’hemi i kushtëzonte shokët e udhëtimit që tu shërbejë dhe ta thërret ezanin.
Disa të tjerë i kushtëzonin që tu shërbejnë gjatë udhëtimeve të xhihadit dhe haxhxhit, dhe kur shihte ndokend se dëshiron t’i lajë rrobat e veta, ia merte prej dorës dhe ia lante, duke thënë se ky ka qenë kushti im. Kur shihte se ndokush dëshiron ta lajë kokën, ia lante duke thënë se ky është kushti im. Pasiqë vdiq vërejtën se në dorën e tij shkruante: është banor i xhennetit, ky shkrim ishte ndërmjet lëkurës dhe mishit.
Dolën në udhëtim të haxhxhit, Buhejm Ixhliu, i cili ishte adhurues dhe njeri që qante shumë dhe një njeri i pasur. Ditën kur duheshte të nisen në rrugë, qau Buhejmi shumë, saqë lotët i rodhën edhe mbi gjoks, e pastaj mbi tokë. Tha: ky udhëtim ma përkujtoi udhëtimin tonë drejt All-llahut, e pastaj e ngriti zërin duke qajtur. Ky shoku i udhëtimit nuk e pëlqeu këtë gjendje nga Buhejmi dhe u frikua që mos ti mërzitet udhëtimi nga të qajturit e tepërt të Buhejmit në këtë udhëtim. Kur u kthyen nga haxhxhi, erdhi një njeri, i dha selam tregtarit dhe e pyeti si ka kaluar me Buhejmin. Ky ia ktheu: vall-llahi nuk mendoj se ka njeri si ky në njerëzimin e sotshëm, ai më jepte para, edhe pse ishte ma i varfur se unë, më shërbente edhe pse ishte më plak dhe më i dobët se unë, kurse unë isha i ri dhe më përgaditke ushqim, edhe pse ai agjëronte kurse unë ngrënsha. Pastaj e pyeti mbi urjetjen e të qajturit të tepërt? Tha: u mësova me këtë të qajtur, aq shumë e dashurova saqë edhe i ndihmosha, gjersa u penguam shokqëve që ishin me ne. Mirëpo pas një kohe edhe ata u mësuan, e kur dëgjonin se jemi duke qajtur edhe ata qanin me ne dhe i thonin njëri tjetrit: çka i bënë ata më meritor se na që të qajnë, përderisa fundin e kemi të njejtë. Vall-llahi filluan të qajnë e edhe ne të qajmë me ta.
Pastaj shkoi te Buhejmi, i dha selam dhe e pyeti: si kalove me shokun e rrugës? Tha: shumë shok i mirë, shumë e përmendtke All-llahun, gjatë kohë lexonte Kur’an, shpejtë i lotonin sytë, i duronte gabimet e shokut të rrugës. All-llahu e shpërbleftë me të mira për mua.
Abdull-llah ibn Mubareku i ushqentë shokët e rrugës me ushqime më të mirë, kurse ky agjëronte.
Haxhxhinjtë e hershëm kujdeseshin shumë ndaj ibadeteve gjatë haxhxhit.
Tregohet se Mesrukun çdo herë gjumi e zinte në sexhde.
Kurse Muhammed ibn Vasiu falej gjatë tërë rrugës për në Mekë në mjetin bartës të tij. Falej me isharet dhe e urdhëronte udhëheqësin të këndojë me zë që mos të dëgjohet zëri i tij gjatë namazit.
Mugire ibn Hakim Es-Sanani e kryente haxhxhin nga Jemeni në këmbë. Ai për çdo natë lexonte një të tretën e Kur’anit. Ndalej dhe falej derisa e kryentë këtë pjesë të Kur’anit, e pastaj e takonte grupin e tij. Disa herë ndodhke që mos të arrijë grupin e vet deri në fund të ditës.
Disa dijetarë tregojnë dhe thojnë: ishim në rrugë për në haxhxh, kurse emiri e ndalte grupin çdo ditë në kohën e namazit të sabahut. Faleshim, e pastaj niseshim për në rrugë. Një ditë vazhduam rrugën derisa u afrua lindja e diellit, kurse ata nuk u ndalën. I thërrita, mirëpo askush nuk më përgjegj. Mora abdest në mjetin bartës,, pastaj zbrita që të falem në tokë dhe u bëra gati që të eci pas tyre derisa të vjen koha e pushimit në kohën e duhasë. Ata nuk ndaleshin përveçse afër kohës së namazit të drekës. Edhe pse unë e dija se kjo është rëndë për mua dhe se ndoshta nuk do të arrija që ta realizojë. Pasiqë e fala namazin, shikova shokët e mi, i gjeta duke mos ecur. I pyeta pse janë ndalur. Më thanë: kur zbrite u përzinë litarët e deveve, e deri tani jemi duke i zgjidhur. Tha: erdha i hypa devës dhe efalënderova All-llahun dhe kuptova se çdo herë që njeri i jep përparsi të drejtës së All-llahut para epshit dhe rehatisë së vet, e sheh lumturinë në dunja dhe ahiret. Kurse çdo herë kur njeriu e bënë të kundërtën e kësaj, duke i dhënë përparësi epshit të vet para obligimeve ndaj All-llahut, përjeton vështirësi edhe në dunja edhe në ahiret.
E lusim All-llahun që të na bëjë prej atyreve që e kryejnë këtë obligim, kurse atyreve që nuk kanë mundësi, e lusim All-llahun tua mundësoj që ta kryejnë këtë ibadet madhështor. Amin.
Bekir halimi