9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Me 14 janar 1913 u mund Osmanlia dhe nisi fatkeqësia për shqiptarët!

Më të lexuarat

Me 14 janar 1913, Liga ballkanike Serbi-Greqi-Mali i Zi e Bullgari, kundër Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, shënoi fitoren e saj duke e mundur Perandorinë Osmane në Bizani.

Shqiptarët aleancën e tyre duhet ta kërkojnë jashtë Ballkanit. Aleancat ballkanike kanë qenë gjithmonë në dëm dhe në kurriz të shqiptarëve.

Sipas gazetës “New York Times” (1912-1913) ajo që u ndodhi shqiptarëve, trajtohet si diçka e tmerrshme dhe shumë e frikshme duke e përmbledhur se: afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara. Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak.

Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj. Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.

Ballkani nuk është vetëm territor dhe gadishull evropian. Ballkani është njëfarë mënyre edhe koncept. Është territor përmes së cilit shprehet njëfarë koncepti unik, Evropë por jo bash Evropë. Ballkani, si vend gjeografik dhe si strukturë demografike, asnjëherë nuk ka përmbushur pritjet e shqiptarëve.

Pra, aleancat ballkanike gjithmonë kanë qenë të rrezikshme dhe në dëm të shqiptarëve. Ato kanë qenë gjithmonë ruse dhe herë pas here të mbështetura nga shtete evropiane.

Kjo humbje e Perandorisë Osmane, ishte humbje e madhe për shqiptarët. Gjenocidin ndaj myslimanëve në Ballkan mbeti në duart shteteve të rajonit, pra ligës midis Greqisë, Serbisë, Bullgarisë e Malit të Zi. që gjoja po luftonin kundër Perandorisë Osmane, për çlirimin e tyre.

Sipas të dhënave të Justin McCarthy, para luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, përveç Shqipërisë në tokat e marra nga pjesët e Shtetit Osman në Evropë jetonin 2 milionë e 315 mijë e 193 myslimanë. Pas luftërave ballkanike, kjo shifër u pakësua me 62 për qind dhe ra në 1 milionë e 445 mijë e 179. Në këtë proces, 632 mijë e 408 myslimanë vdiqën dhe 812 mijë 771 migruan në Anadoll.

A. Klinaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit