1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Harta më e vjetër e njohur që tregon Evropën, Azinë, dhe Afrikën Veriore ishte nga muslimanët

Më të lexuarat

Harta më e vjetër e njohur që tregon Evropën, Azinë, dhe Afrikën Veriore ishte nga muslimanët
Një mijë vjet më parë, planet e sakta të vendeve, kontinenteve dhe rrugëve ujore ishin të panjohura. Pasi më shumë njerëz filluan të udhëtojnë botën për tregti, eksplorim dhe arsye fetare, kërkesa për harta të mira dhe të sakta u rrit. Disa nga hartat më të çmuara në botë u hartuan nga studiues të mëdhenj të civilizimit musliman, të cilët mblodhën të gjitha njohuritë gjeografike të disponueshme për ta. Ata hartuan tregimet e dëshmitarëve okularë të botës mesjetare, të cilat shpesh vinin nga gjeografët dhe udhëtarët të cilët mbanin me vete ditarë të detajuar përderisa udhëtonin.
Në shekullin e 12-të, studiuesi El Idrizi krijoi një hartë që tregon pjesën më të madhe të Evropës, Azisë dhe Afrikës Veriore për herë të parë në histori. El Idrizi shkonte gjerësisht, duke u mbështetur në njohuritë më të vjetra dhe duke intervistuar mijëra udhëtarë për ta bërë hartën e tij sa më të saktë të kohës së saj.
Harta ishte e porositur nga Roxheri i II-të i Sicilisë, mbreti norman i cili së fundmi i kishte rrëzuar sundimtarët muslimanë. Megjithatë, ai e ftoi El Idrizin, i cili në atë kohë jetonte në Spanjë, që të bënte hartën për të – një detyrë që do të zgjaste 15 vjet. Sicilia e shekullit të 12-të ishte një udhëkryq global për kulturën dhe idetë e ndryshme, të cilat e ndihmuan atë në këtë detyrë. El Idrizi paraqiti Indinë, Arabinë, Azinë, Mesdheun, Evropën dhe Afrikën veriore në një hartë në formë rrethi. Ai e paraqiti botën në formën e sferës dhe aludonte për gravitetin.

Përkthyer nga gjuha angleze.
Semir Fazliji
Shkëputur nga libri: 1001 inventions: the enduring legacy of muslim civilization

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit