7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hapet ekspozita me dëshmi nga krimet e luftës në Gjakovë (Foto, +18)

Më të lexuarat

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin e Hulumtimeve për Krimet e Luftës në Kosovë, Shkëndije Hoda – veterane e UÇK-së, ish-oficere në TMK dhe bashkëpunëtore e Institutit – hap ekspozitën me fotografi nga krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, të kryera gjatë viteve 1998-1999.

Në një prononcim për KosovaPress, Hoda tha se të gjitha fotografitë në ekspozitë janë mbledhur nga ajo.

Ekspozita nis të martën, më 17 janar, nga ora 11:00, dhe do të jetë e hapur deri ditën e premte, më 20 janar, në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi, në Gjakovë.

Kjo ekspozitë paraqet fotografi reale nga masakrat, djegiet dhe dëmet në komunën e Gjakovës, ndërkohë që ka të faktuara edhe fotografi të kriminelëve të luftës, pjesëmarrës në masakrat e shumta në gjithë territorin e Gjakovës.

Ekspozita është e ndarë në tre pjesë:

1. Masakrat e kryera në popullatën e Komunës së Gjakovës,

2. Djegiet dhe shkatërrimet e pronave dhe trashëgimisë kulturore, dhe

3. Fotot e kriminelëve serbë, pjesëmarrës në luftë në Komunën e Gjakovës.

KosovaPress sjell disa nga fotografitë që sot janë duke u vënë në murin ekspozues në Pallatin e Kulturës në Gjakovë. Kujdes, pamjet e tilla nuk duhet të shikohen nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.

tmerri14 tmerri00 tmerri01 tmerri02 tmerri03 tmerri04 tmerri06 tmerri07 tmerri08 tmerri11

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit